Paysera, Fintech i Vitit - Business Magazine Albania

Paysera, Fintech i Vitit

Transfertat bankare me kosto të ulta, me Paysera transferta me 0 Komision dhe pagesat e biznesit me 1€.

Idlir Ahmati, Paysera CEO

Pas pothuajse dy dekadash përvojë në vendet e Bashkimit Europian, Paysera filloi aktivitetin plotësisht në Shqipëri në fund të vitit 2021.

Përdoruesit shqiptarë, individë apo biznese, për herë të parë mund të hapin llogaritë e tyre tërësisht online, vetëm nëpërmjet një smartphone ose kompjuterit.

Risia e Paysera në tregun shqiptar është ofrimi i transfertave për bizneset me një kosto fikse prej 1 Euro dhe mbërritja e fondeve brenda disa minutave në çdo bankë të Bashkimit Europian nëpërmjet sistemit SEPA, duke kursyer qindra mijëra euro për klientët.

Por jo vetëm bizneset, edhe individët mund të përdorin Paysera për të dërguar apo marrë para kudo në Europë, me 0 komision.

Çfarë është Paysera?

Paysera është Institucion Financiar i parasë elektronike me fokus në pagesa dhe transferta me komisione të ulëta në të gjithë Europën. Paysera ofron gjithashtu shërbimet e këmbimit valutor dhe të pagesave në pika fizike ose E-commerce.

Paysera operon në të gjitha vendet e BE, por jo vetëm, duke ofruar shërbimet e bankingut alternativ me kosto të ulëta, shpejtësi dhe siguri. Me miliona klientë individë dhe mijëra biznese që e përdorin çdo ditë, ishte një mundësi dhe një inovacion që nuk duhet të mungonte në Shqipëri.

Produktet e llogarisë rrjedhëse, transfertat brenda dhe jashtë vendit, këmbimi valutor, shërbimet e arkëtimit të pagesave online dhe pika fizike, janë vetëm një pjesë e asaj çfarë teknologjia financiare e Paysera mund të ofrojë për të gjithë përdoruesit.

Qasja e qytetarëve shqiptarë me të njëjtat shërbime si ata europian, është një hap drejt intergimit me standarte në botën e komunikimit financiar.

Besimi Ynë | 20 Vite Paysera

Paysera vepron përmes një infrastrukture digjitale të sofistikuar që integrohet lehtësisht me sisteme të ndryshme financiare, banka lokale apo ndërkombëtare, SEPA dhe SEPA instat etj, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh financiare. Në qendër të saj, Paysera përdor API-të e avancuara për të lidhur përdoruesit me shërbimet bankare, duke lehtësuar transfertat e menjëhershme të parave, këmbimin valutor dhe përpunimin e pagesave për e-commerce dhe pikat fizike.

Infrastruktura e Paysera është projektuar për siguri dhe shpejtësi të lartë, duke përdorur enkriptimin, autentifikimin me shumë faktorë dhe monitorimin e vazhdueshëm për të mbrojtur të dhënat dhe transaksionet e përdoruesve.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0