Paysera, banka në dorën tuaj! - Business Magazine Albania

Paysera, banka në dorën tuaj!

Panairi “Future2Tech”, i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albania Tech mblodhi në Pallatin e Kongreseve 76 kompani dhe qindra ekspertë e sipërmarrës.Kompanitë pjesëmarrëse e cilësuan si një mundësi ideale për t’u prezantuar si ekspozues në panair.

Disa prej tyre theksuan se do të rikthehen edhe në edicionet e ardhshme, pasi panë një interest të jashtëzakonshëm nga bizneset.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me Idlir Ahmati, CEO i Paysera Albania, i cili na foli më shumë rreth Paysera-s, si funksionon, çfarë e diferencon nga shërbimet e tjera të të njëjtit lloj dhe se si u gjendën në panair.

Paysera është një sistem ndërkombëtar pagesash elektronike. Kompania ofron shërbime bankare ditore, si transferta, këmbim valutor, kartë pagese etj., si dhe produkte ekskluzive si sistem biletash eventesh, pagesa me kod QR, transferta me numrin e telefonit, zgjidhje pagese për shkollat dhe zgjidhje të tjera individuale biznesi.

“Paysera vjen në këtë panair me inovacionin e bankingut virtual dhe eksperiencën europiane. Ne kemi sjellë përvojën e transfertave me 0% komision dhe në kohë reale. Konsumatorët mund të shkarkojnë aplikacionin , të regjistorohen dhe menjëherë kanë në duart e tyre një bankë online. Me paysera nuk është më nevoja e pritjes në rradha të gjata dhe pritjeve, por nga komoditeti i tyre mund të kenë një bankë në shtëpi. Kurioziteti  i konsumatorit shqiptar për shërbimet e bankingut elektronik është mjaft i madh. Kjo sepse shqiptarët kanë pasur gjithmonë një spekticizëm ndaj bankingut dixhital për shkak të tarifave apo edhe për shkak se ne jemi një shoqëri e bazuar në cash.

Lexo edhe:Oferta fantastike e ALLWEB: Blini 4 bileta, përfitoni të pestën falas!

Bankat kanë bërë një punë mjaft të mirë, duke ofruar të gjitha shërbimet e bankingut elektronik dhe kjo na ka lehtësuar shumë punën, sepse sot çdo bankë ofron një aplikacion të vetin që ofron një lehtësi më të madhe ndaj produkteve, por ne jemi ata që kemi sjellë procesin e një shërbimi fillim fund në formë dixhitale.

Sot nëpërmjet Paysera çdokush mund të rimbushi me një transfertë apo edhe cash dhe në kohë reale mund të bëjë transferta në çdo bankë në të gjithë Europën.

Me anë të panaireve të këtij lloji si future2tech ne takojmë klientë potencialë, marrim feedback nga klientët ekzsitues, pra fitojmë eksperiencë në një kohë të shkurtër, për tu përgatitur më pas për një fushatë edhe më të madhe”- u shpreh z.Ahmati, për BusinessMagazine.

Intervistën  e gjeni edhe në YouTube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0