PayPal pezullon shërbimet në Rusi pas luftës në Ukrainë - Business Magazine Albania

PayPal pezullon shërbimet në Rusi pas luftës në Ukrainë

PayPal ka bërë me dije se do të pezullojë shërbimet në rusi, duke ju shtar numrit të kompanive të cilat kanë nërprerë shërbimet e tyre në vend si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Nën rrethanat në të cilat ndohemi momentalisht, po pezullojmë shërbimet e PayPal në Rusi,” tha CEO i PayPal Dan Schulman, në një letër për qeverinë ukrainase.

Letra u postua në Twitter nga ministri i transformimit digjital, Mykhailo Fedorov, i cili i ka bërë thirre bizneseve duke përfshirë Apple dhe Microsoft për të ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë.

“Tani pra është zyrtare: PayPal ka ndërprerë shërbimet në Rusi pas agresonit në Ukrainë,” shkuante Fedorov në Twitter të dielën. “Faleminderit @PayPal për suportin tuaj”!

Lexo edhe: Netflix tërheq shërbimet në Rusi

Një zëdhënës i PayPal konfirmoi se kompania do të mbyllej në Rusi. Kompania do të vazhdojë të punojë për të pranuar tërheqjet e klientëve për një periudhë kohe, për të mundësuar që balancat e llogarive të jenë në linjë me ligjet dhe rregullat.

Rusët janë ndaluar në hapjen e llogarive të reja PayPal, raportoi kompania.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0