Patologjia e suksesit: Ana e errët dhe 5 mjete që mund të ndihmojnë - Business Magazine Albania

Patologjia e suksesit: Ana e errët dhe 5 mjete që mund të ndihmojnë

Patologjia e suksesit: Ana e errët dhe 5 mjete që mund të ndihmojnë

Depresioni nuk shfaqet njësoj tek të gjithë. Edhe individët më produktivë, që duket se arrijnë gjithçka që synojnë, mund të përballen me këtë çrregullim të humorit. Simptomat e depresionit përfshijnë ndjenjën e pashpresë, humbjen e interesit për gjërat që dikur ishin tërheqëse, lodhje të vazhdueshme dhe mungesë oreksi.

Edhe pse “depresioni i madh” nuk është një diagnozë klinike, ky term përdoret për të përshkruar njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre të përditshme. Kështu e përkufizon edhe Aleanca Kombëtare për Sëmundjet Mendore në SHBA. “Njerëzit me depresion të madh janë tepër aktivë. Kur qëndrojnë në qetësi, ndihen bosh. Kur nuk janë të zënë me diçka, ndihen të shqetësuar,” shprehet Dr. Judith Joseph, psikiatre e certifikuar dhe autore e librit High Functioning. Ajo shpjegon në librin e saj se përjetimi i traumave si vështirësitë financiare apo një fëmijëri e dhimbshme, mund t’i shtyjë disa individë të shprehin depresionin përmes produktivitetit të tepërt. Nëse po përjetoni simptoma depresioni, është thelbësore të konsultoheni me një mjek apo specialist të shëndetit mendor. Megjithatë, ka disa hapa të vegjël që mund të ndërmerrni çdo ditë për të përballuar situatën. Dr. Joseph ka krijuar një metodologji të quajtur “Pesë V-të” për të ndihmuar në përballimin e depresionit me funksionim të lartë, bazuar në përvojën e saj me pacientë të moshave të ndryshme. “Ato janë pesë V-të, si pesë gishtat e dorës,  sepse gëzimi është në duart tona. Thjesht duhet të dimë si ta kapim,” thotë ajo për CNBC Make It. Ajo nuk këshillon të zbatohen të pesë menjëherë, pasi kjo mund të jetë stresuese për personat e prirur të jenë tepër aktivë. Në vend të kësaj, rekomandon që çdo ditë të provohet të paktën një ose dy prej tyre, me synimin për të arritur një pikë gëzimi.

5 mjetet për të përballuar depresionin

1. Vlerësimi (Validation)
“Vlerësimi nënkupton të pranosh dhe të identifikosh ndjenjat e tua,  gjë që është tepër e vështirë për individët me funksionim të lartë,” thotë Joseph. Të jesh në gjendje të emërtosh emocionet e tua mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies emocionale. Shpesh, njerëzit i ngatërrojnë emocionet, si për shembull, ndihen të shqetësuar, por shfaqen të irrituar sepse nuk arrijnë ta përkufizojnë qartë ndjesinë.

Lexo edhe:Suksesi “Made in Albania”: Njihuni me shqiptarët që shkruan emrin në Forbes!

2. Shprehja (Venting)
Të shprehësh ndjenjat në mënyrë autentike dhe të shëndetshme është thelbësore. Kjo mund të bëhet përmes një bisede të sinqertë me dikë të afërt, por edhe përmes shkrimit në ditar, lutjes, këndimit apo thjesht një të qare çliruese. Nëse vendosni të flisni me dikë, Dr. Joseph sugjeron të kërkoni më parë “leje emocionale”, duke pyetur: “Kam nevojë të çlirohem pak. A mund të flas me ty?” Kjo ndihmon të mos ndiheni të refuzuar apo të mbingarkoni tjetrin.

3. Vlerat (Values)
Në përvojën e saj, Joseph ka vërejtur se shumë persona me depresion të funksionimit të lartë ndjekin suksese sipërfaqësore: famë, para, tituj. Ajo sugjeron që në vend të kësaj, të riktheheni tek vlerat tuaja thelbësore, ato që ju japin kuptim dhe gëzim të vërtetë. Pyeteni veten: “Çfarë më jep ndjenjën e qëllimit në jetë?” dhe përpiquni të lidheni çdo ditë me to.

4. Jetike (Vitals)
Shëndeti mendor dhe fizik janë të lidhur ngushtë. Kujdesuni për veten duke ushqyer trupin me ushqime të shëndetshme, duke lëvizur mjaftueshëm dhe duke fjetur mirë. Joseph thekson edhe rëndësinë e “të dhënave jetike jo-tradicionale” si cilësia e marrëdhënieve, balanca mes jetës personale dhe punës, apo marrëdhënia me teknologjinë.

5. Vizion (Vision)
Vizioni për të ardhmen është thelbësor. Kjo V e fundit ka të bëjë me largimin nga e kaluara dhe planifikimin e momenteve të vogla gëzimi. Për shembull, edhe një kafe pas dërgimit të fëmijëve në shkollë mund të jetë një moment i vogël shpërblimi. Joseph sugjeron të planifikoni qëllimisht këto çaste, sado të thjeshta qofshin.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0