Patentat kombëtare, DPPI: 23 aplikime në 2021, nga mjekësi/kozmetika tek teknologjia - Business Magazine Albania

Patentat kombëtare, DPPI: 23 aplikime në 2021, nga mjekësi/kozmetika tek teknologjia

Patentat kombëtare

Bizneset vendase po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë mbi regjistrimin e markave dhe patentave të tyre për produktet që nxjerrin në treg.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale tregojnë se të paktën 23 aplikime ishin vitin e shkuar për patenta kombëtare.

Gjatë vitit 2021  Sektori i Patentave dhe Modeleve të Përdorimit ka pasur 948 aplikime për patenta nga të cilat 23 janë aplikim për patentë kombëtare me aplikantë shtetas Shqiptarë, 2 janë aplikime për patentë sipas Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave dhe 923 aplikime për patenta, janë patenta të lëshuara nga Zyra Europiane e Patentave të cilat kërkojnë mbrojtje në Shqipëri.

Numri i aplikimeve për patenta kombëtare është 23 për vitin 2021 pra është dyfishuar krahasuar me 12 aplikime për patentë kombëtare në vitin 2020” thuhet në dokumentin e DPPI.

Lexo: Davos 2022: Çfarë duhet pritur nga takimi më i rëndësishëm i Forumit Ekonomik Botëror në 50 vjet 

Por cilat janë fushat për të cilat bizneset vendase kanë aplikuar për patentë kombëtare.

Aplikimet kombëtare janë kryesisht të fushave: 6 patenta janë të fushave Mjekësore/kozmetike; 3 patenta janë të fushës kimike; 5 patenta janë të fushës mekanike; 2 patenta janë të fushës elektroteknike; 7 patenta janë të fushës teknologji dixhitale.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nënvizon gjithashtu se gjatë vitit 2021 sektori i Patentave dhe Modeleve të Përdorimit ka lëshuar gjithsej 7087 akte administrative për patentat, modelet e përdorimit dhe ndryshmet në regjistër lidhur me to.

“Krahasuar me vitin 2020 që janë lëshuar gjithsej 7239 akte administrative. Gjatë vitit 2021 janë gjithsej 7537 dokumente në total të depozituara çështje në lidhje me patentat krahasuar me 6525 dokumente të depozituara në vitin 2020”, vëren raporti.

Në vitin 2021, raporti i DPPI vlerëson se janë depozituar 49 kërkesa aplikimi për regjistrim disenjoje industriale, janë regjistruar 3 disenjo industriale si dhe 4 disenjo janë ripërtërirë.

Lidhur mbrojtjen e treguesve gjeografikë dhe emërtimet e origjinës ku ndër vite janë regjistruar dhia e Hasit, boronica, mjalti apo gështenja e malësisë edhe gjatë këtij viti ka pasur një kërkesë për nga një shoqëri shqiptare për emërtim origjine.

Monitor


Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0