Pasuritë e paluajtshme, sipërmarrës nga Ballkani investojnë në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara - Business Magazine Albania

Pasuritë e paluajtshme, sipërmarrës nga Ballkani investojnë në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara

Extra Real Estate Dubai, kompania që prej vitit 2021 i ofron një shërbim ekskluziv rrjetit të investitorëve ndërkombëtarë, Zhvilloi në Tiranë Samitin e Real Estate, duke mbledhur mbi 200 sipërmarrës, investitorë në real estate, përfaqësues të trupit diplomatik nga Arabia Saudite dhe institucioneve ndërkombëtare.

Ky event, që pritet të jetë i përvitshëm, u nis nga Extra Real Estate dhe mbështetej nga 10 kompani të tjera real estate, të cilat janë bashkuar kompanisë Extra Real Estate për realizimin e shitjeve në Dubai. Objektivi I Extra Real Estate është të hapë një kompani në Arabinë Saudite gjatë vitit të ardhshëm. Një nga vendet me zhvillimin më të madh në industrinë e real estate, Dubai ofron kushte shumë të favorshme për investime me risk të ulët, kthim investimi optimal në një treg gjithnjë në rritje, si dhe lehtësira e përfitime në taksa.

Prej 2 vitesh Extra Real Estate mbështet një numër të lartë klientësh elitarë, të  cilët nëpërmjet netëorkut, kontakteve dhe infrastrukturës në këtë industri, u mundëson mbështetje në mbarëvajtjen e procesit të investimit, në mënyrë efektive: që nga planifikimi i investimit e deri në finalizimin e tij.

Amarildo Sterkaj, themelues i Extra Real Estate në Shqipëri, theksoi gjatë Samitit të Real Estate pse do të merrnin pjesë në këtë event qindra sipërmarrës dhe faktorë në tregun imobiliar, duke prezantuar edhe potencialet e këtij tregu në Lindjen e Mesme.

Ai e ka nisur biznesin në moshën 24 vjeccare në qytetit e tij të lindjes, me objektivin për të mos qenë i varur nga një rrogë dhe nevoja për të bërë më shumë për qytetin e tij, duke ofruar një shërbim cilësor në këtë fushë.

Pasi përmbushi objektivat e tij në Shkodër për 10 vite, zhvendoset me njëe kompani të re në Tiranë në mënyrë që shtrirja gjeografike të ishte kombëtare dhe jo lokale.
Në planet e tij për të kaluar në nivel ndërkombëtar, të gjithë treguesit e quan në Dubai, aty ku sot po përqendrohet forca më e madhe ekonomike e botës.

“Sot, në vitin e dytë të aktivitetit tonë në Dubai kompania jonë gëzon një kapitalizim prej më shumë se 3 milionë euro. Ajo ka realizuar më shumë se 100 marrëveshje shitblerje dhe qiraje. Objektivat e kompanisë tonë janë shumë më të larta, ndaj me ndihmën tuaj synojmë të shtrihemi në gjithë gjirin e golfit”, tha ai gjatë fjalës së tij në Samit.

Kristian Cuku, bashkëthemelues i Extra Dubai dhe organizator i eventit tregon se e ka filluar karrierën në Shkodër si atlet profesionist, ku ka përfaqësuar denjësisht qytetin e tij si Kampion Kombëtar për 13 vite. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në evente ndërkombëtare, ku është shpallur nënkampion Europe në garën e 3-hapëshit.

Arritjet e tij në sport, i kultivuan ambicien dhe i lanë të kuptojë që çdo limit mund të shkapërcehet. Këtu fillon rrugëtimi i tij drejt suksesit në biznes,

Për rreth 10 vite ai ka drejtuar me sukses një kompani ndërtimi, që shumë shpejt u shndërrua në një makineri Real Estate të vërtetë. Ai ka mbështetur shumë botën e artit, sa arriti të marrë edhe vlerësimin si Ambassador i Artit në Bote.

Mes seancave të motivimit dhe meditimit nëpër botë, ai takohet me Amarildo Sterkaj. Ambicia e tij për ta Extra-n një kompani ndërkombëtare, e ndërthurur me përvojën e Cukut i dhane jetë projektit që drejtojnë në Dubai.

Gjatë konferencës u prezanton disa faktorë të rëndësishëm, pse po investohet në Dubaj dhe pse investitorët duhet ta shohin me interes. Dubai u prezantua në Samitin Botëror të Investimeve me Dubai Masterplan 2040. Extra e ka studiuar këtë plan dhe mbi të është projektuar strategjia e investimeve.

Lexo: Është koha që kompanitë të investojnë në zhvillimin e brandit personal të punonjësve të tyre

JA 3 NGA PIKAT KRYESORE QE U PREZANTUAN

Shtimi i popullsisë në Dubai, bazohet në politikat zhvilluese dhe shmangien e burokracive që Dubai po aplikon.

Rritja e popullsisë është arsyeja kryesore pse të gjithë po investojnë në real estate.

Sot Dubai nuk bën pjesë as në 10 qytetet më të shtrenjta në botë dhe çmimi mesatar për metër katror nuk futet as tek 100 vendet kryesore më të shtrenjta.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0