Pasuria e parkut kombëtar të Prespës, një mundësi për zhvillim - Business Magazine Albania

Pasuria e parkut kombëtar të Prespës, një mundësi për zhvillim

Prespë

Prespa si Park Kombtar është një tërheqje natyrale e mistike në pjesën lindore të kufirit të Korçës me Maqedoninë e Greqinë.

E ndodhur në lartësi pllajore  800 deri 1000  metra mbi nivelin e detit, vjen si një thirrje e bukur liqenore dhe paketë e kompletuar turistike.

Pasi ndalesh në fshatin Zëmblak në Devoll, rrugës drejt doganës së Kapshticës, të befason që s’ka një tabelë udhëzuese. Me të pyetur  kthehemi majtas  ku fillon ngjitja në rrugë të asfaltuar drejt Prespës së Madhe.

Sapo hyn në Parkun Kombëtar të Prespës, të pret fshati turistik Zaroshkë me plazhin liqenor dhe shtëpitë pritëse të mbijetuara emigracionit. Rrethuar nga trëndafilat e liliumet këtu mund të shijohet si në Liqenin e Shkodrës tava tradicionale e krapit të liqenit si dhe një verë e hapur familjare e ëmbël si musht, realizuar në vreshtat e zonës.

Disa fshatra më tej është Diellasi me kishën e vjetër të Shën Gjergjit, pastaj vjen Liqenasi (Pustec ) ose një ndër 100 fshatrat turistikë ku shkohet me varkë në ishullin e njohur të Maligradit.

Në kishën qendrore takojmë At Aleksin , një prej banorëve e familjarëve që ndihmojnë turizmin kulturor e fetar vitesh.

Si guidë turistike ai na tregon vjetërsinë e vlerat e Kishës së Shën Marisë së Maligradit, e cila kohët e fundit filloi të restaurohej në rrugë vullnetare në pritje të ndërhyrjes më profesionale me fonde nga Instituti i Monumenteve dhe Ministria e Kulturës.

Udhëtimi mbi motobarkë në liqen realizohet nga banorët e fshatit, të cilët sipas mundësive në mënyrë simbolike prezantojnë edhe historinë e ishullit në disa pamje.

Patëm fatin të takojmë drejtuesen e grupit shqiptar të të Drejtave të Njeriut zonjën Elsa Ballauri, së bashku me autoritete vendorë të bashkësisë maqedone,  me të rinj aktivistë të cilët e kishin sjellë takimin vjetor të Dialogut mes Kulturave e Minoriteteve nga Voskopoja si stacion në Prespë.

Lexo: Shishja e vajit më e vjetër në botë ruhet në Muzeun Arkeologjik të Napolit dhe është 2.000-vjeçare

At Aleksi na njohu brenda shpellës ku ndodhet kisha bizantine e përmasave të vogla, por me pikturat të vjetra në ikonostas e afreske të shekullit të katërmbëdhjetë, e cila ruan shenja e arketipe nga kisha në pjesën e sipërme të ishullit.

Duke lundruar përreth ishullit pamë krahas reflekseve të dritës strukturën e ngjashme të dy liqeneve të Prespës. Në të dy rajonet si enë komunikuese e ujërave dhe qytetërimeve, na befasoi kultura e zhvilluar e vendbanimit të shpellave, në Prespën e Vogël shpella e trenit, kurse në Prespën e Madhe shpella e Maligradit.

Lexo:

Legjendat rijetësohen përmes takimit me Kostancën e Vasilin, përfaqësuese të fondacioneve gjermane që monitorojnë parkun kombëtar në zonë e mbrojtur ndërkufitare. Thuhej se Mbreti Simeon para njëmijë vjetësh takoi gjatë gjuetisë një Nimfë, u dashurua e u martua me krijesën hyjnore e si pasojë mori ndëshkimin nga Poseidoni duke përmbytur qytetin e dikurshëm.

Entuziazmi i ndërkombëtarëve, francezë e gjermanë të dashuruar me natyrën e Prespës e të afeksionuar me banorët  lidhet direkt me rijetëzimin e ekonomive të vogla turistike si dhe edukimin me vlerat e florës dhe faunës së pasur, ku ndodhen në të dy anët e kufirit 115 lloje shpendësh me në krye pelikanin dalmat.

 

Në Parkun më të shtrirë të Shqipërisë në afro 28 hektarë, ku vjeshta në ikje e dimri në ardhje luajnë me ngjyrat e kuqërremta, jeshile e të verdha të pemëve  marrim përgjigjen e romanit “Pse?” të shkrimtarit Sterjo Spase. Në fshatin Gollomboç që do të thotë në bullgarisht “në thellësi e i mbrojtur nga era dhe përmbytjet”, brenda shtëpisë së operatorit turistik më popullor të thirrur Vaçe, çuditërisht i ngjashëm në portret me Presidentin e Amerikës  Trump, zbulojmë energji jete për të bërë disa punë si në bujqësi, agroturizëm, e mikpritje për vizitorët. Përgjigja e “Pse?”, shtruar për kontrapunktin e  pasurivë  të shumta të Prespës dhe  varfërisë e prapambetjen e banorëve në raport me zhvillimin e fqinjëve përtej kufirit grek e maqedon është “Ekonomia”.

Kjo krijesë e shndërruar në skulpturën e një gruaje të fisme, realizuar me shije nga një artist bask në brigjet e Kosta Bravës në Katalonja të Spanjës, na bën të reflektojmë edhe këtu në skajin juglindor të Shqipërisë së poshtme. Kur të zgjidhet lëmshi ekonomik i mpleksur që në nisje të ndryshimit të sistemit, privatizimi fals e shkatërrimi i objekteve të përbashkëta si dhe të lirohemi si komb nga pengmarrja prej pushtetit e pronës së trashëguar, limfa do të gjakojë shëndetshëm në trupat tanë e vetëm atëherë mund të marrim frymë e të rrimë shpinë drejtuar si njerëz, patriotë e qytetarë të denjë mbi planetin Tokë.

Andi Bica, Beti Kumi

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0