Pasqyrat financiare, “skaneri” i shëndetit të një kompanie

Pasqyrat financiare, “skaneri” i shëndetit të një kompanie


Prezantohen gjetjet e sondazhit kombëtar mbi “Rëndësinë e Raportimit Financiar në Shqipëri”

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Cilësisë së Raportimit Financiar”, Deloitte Albania bëri të ditur gjetjet e dy vrojtimeve të realizuara lidhur me përdoruesit dhe përgatitësit e raportimit financiar në vend.

Në eventin e zhvilluar të mërkurën në Hotel Rogner merrnin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Institucionet Ndërkombëtare si Banka Botërore, Ambasada e Zvicrës, Banka e Shqipërisë, përfaqësues nga fusha e biznesit dhe ekspertë kontabël.

Si pjesë e përmirësimeve të vazhdueshme dhe zhvillimeve në profesionin e kontabilistit gjatë takimit u identifikuan sfidat me të cilat përballen kontabilistët dhe shoqëritë në Shqipëri.

Sipas anketës së përdoruesve, “44% e përdoruesve raportojnë se mungesa e shënimeve shpjeguese dhe të riskut është ndër mangësitë e raportimit financiar”. Ekspertët kontabël mendojnë se ky është një tregues pozitiv, pasi drejtuesit e bizneseve kanë uri për një raportim cilësor financiar. Kjo krijon premisat për përfshirjen e detajeve dhe nxit përmirësimin e vazhdueshëm të raportimit financiar.

Standardet në vend vlerësohet të jenë në përputhje me madhësitë e kompanive, ndërsa vlerësohet të ketë ende nevojë të përmirësohet implementimi i këtyre standardeve.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi, tha se reforma në raportimin financiar është një parakusht për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e një ambienti konkurrues të të bërit biznes.

Pjesë e panelit në diskutim ishin Maksim Caslli, Drejtues i Deloitte në Shqipëri, Marc Crawford, President pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dritan Fino, Drejtor pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Deniz Deralla, Drejtor pranë Bankës së Shqipërisë, Keler Gjika, Specialist për Sektorin Financiar pranë Bankës Botërore.

Z.Caslli gjatë fjalës së tij në panel theksoi se, “ndarja e menaxhimit nga pronësia në shoqëri do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së pasqyrave financiare. Fakti që në Shqipëri ka më shumë transaksione vitet e fundit, do të thotë se janë përmirësuar pasqyrat financiare të shoqërive”.

Marc Crawford, President pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se pasqyrat financiare janë të rëndësishme për sipërmarrësit dhe aksionerët e shoqërive. “Nëse nuk ka qartësi në pasqyrat financiare, blerësi do të paguajë më pak për shoqërinë”.

Projekti “Përmirësimi i Cilësisë së Raportimit Financiar”, po zbatohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe mbështetet nga Banka Botërore me kontributin financiar të Qeverisë Zvicerane (Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike, SECO).

Sigita Stafa përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane konfirmoi vijimësinë e mbështetjes së Qeverisë Zvicerane në drejtim të përmirësimit të raportimit financiar në Shqipëri.

Ndërkohë mbështetja e Bankës Botërore në këtë drejtim ka nisur që në vitin 2006, nga ku u iniciua dhe plani kombëtar i veprimit. Banka Botërore ka aplikuar në këtë drejtim 2 projekte.

Rritja e ndërgjegjësimit të publikut, përdoruesve dhe përfituesve për standarde të larta të pasqyrave financiare është një nga pikat e projektit që do të vazhdojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Gerti Boshnjaku, Themelues i New Media Communications, bëri të ditur strategjinë e komunikimit që do të zbatohet për më shumë se një vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0