Pasojat e skandalit të Cambridge Analytica, 1 në 4 përdorues fshijnë aplikacionin Facebook

Pasojat e skandalit të Cambridge Analytica, 1 në 4 përdorues fshijnë aplikacionin Facebook


Pas skandalit të Cambridge Analytica, amerikanët, sidomos të rinjtë, mosha 18 -29 vjeç janë larguar nga rrjeti social Facebook.

Studimi i fundin nga Pew, një qendër kërkimore, tregon se rreth 26% e të anketuarve kishin fshirë aplikacionin Facebook nga telefonat e tyre, ndërkohë më shumë se gjysma (54%) e përdoruesve të Facebook (mosha 18 vjeç) thanë se kanë ndryshuar çdo informacion lidhur me sigurinë e tyre në aplikacion.

Përveç kësaj, 42% thanë se nuk e kanë kontrolluar më platformën për një periudhë prej disa javësh ose më shumë.

E përmbledhur ndryshe, rreth 74% e përdoruesve të Facebook thanë se kanë kryer të paktën një nga këto tre veprime gjatë vitit të kaluar.

Përdoruesit e rinj po largohen nga Facebook

Mosha kishte një impakt shumë të madh në rezultatet e studimit, duke qenë se përdoruesit e rinj të Facebook ishin më të prirur për të fshirë aplikacionin Facebook nga telefonat e tyre.

Veçanërisht, 44% e përdoruesve më të rinj (ata 18-29 vjeç) thanë se kanë fshirë aplikacionin Facebook nga telefoni i tyre gjatë vitit të kaluar, pothuajse katërfishi i përdoruesve të moshave 65 vjeç e lart (12%) që e kanë bërë këtë.

Rezultatet e studimit Pew krijojnë një tablo të ndryshme nga shpjegimi i Facebook për rënien e përdoruesve.

“Këto pasoja [largimi i 3 milionë përdoruesve në Europë] janë thjesht për shkak të ndikimit të GDPR, dhe jo tendencave të tjera të angazhimit “, tha zëdhënësi i drejtorisë së Facebook-ut David Wehner gjatë rezultateve të tremujorit financiar të rrjetit social në korrik të vitit të kaluar.

Gjithsesi, ndërsa koha kalon, ne presim që akoma dhe më shumë përdorues të lagohen nga aplikacioni Facebook, duke ndikuar në rritjen e të ardhurave të kompanisë, dhe duke forcuar konkurrentin kryesor të kompanisë Silicon Valley, Snap.

Siguria e të dhënave online është një kauzë që merr një vëmendje shumë të rëndësishme në SHBA. Duke filluar nga përdoruesit e platformave të ndryshme online, prej të cilave ata gjithmonë e më shumë janë të gatshëm të heqin dorë. Ndërkohë, në vendin tonë Facebook mbetet një nga aplikacionet më të përdorura, kryesisht dhe nga bizneset. Mungesa e ndërgjegjsimit lidhur me sulmet kibernetike apo sigurinë online e largon vëmëndjen tonë nga këto tema.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0