Pasagjer me EasyPay në konferencën Money20/20 2017 - Business Magazine Albania

Pasagjer me EasyPay në konferencën Money20/20 2017


EasyPay mori pjesë për herë të parë në konferencën Money20/20 Europe në Copenhagen, krahas kompanive më të mëdha ndërkombëtare si Google, AirBnB, Western Union, Silicon Valley Bank, Citi Ventures, PayKey, Skrill etj.

Money20/20 organizon konferencën më të madhe në botë ku sjell së bashku kompanitë në fushën e pagesave, transfertave të parave, shërbimeve të marketingut, konsulencës etj. Me mbi 11000+ përfaqesues dhe më shumë se 1700 CEO nga reth 4500 kompani ndërkombëtare, Money20/20 krijon nje vizion ndryshe nga ai i që mbizotëron normalisht.

Përgjatë konferencës EasyPay pati takime me disa kompani Europiane dhe Amerikane fintech dhe pagesash dhe media.

Money20/20 solli sërish së bashku liderë në fushën e Fintek, Pagesave dhe Transfertave të Parave. Rreth 1707 kompani morën pjesë në konferencën e këtij viti në Kopenhagen, ndërkohë që 4000 pjesmarrësit përfshinë CEO, ekipe marketingu, media etj.

Lexoni: EasyPay po eksploron mënyra të reja për të revolucionarizuar pagesat elektronike dhe transfertat e parave në Shqipëri

Konferenca uli siparin me fjalimet mirëpritëse dhe fjalime të shkurtra nga CEO i Barclays Bank, Rabobank dhe BBVA.

Gjatë ditës së parë kishte panele dhe fjalime më së shumti rreth fintek-s, (r)evolucionit të bankave, njoftimeve nga pjesëmarrësit rreth bashkëpunimeve të reja, etj.

Përgjatë ditës së dytë pati një shumëllojshmëri fjalimesh nga ekspertë të industrisë, me fokusin kryesor në autentifikimin dhe teknologjinë e avancuar.

CEO i Gemalto, Philippe Vallee, foli për autentifikimin e klientit kur kompletojnë një transaksion. Ndërkohë që ai nuk bën kompromis me sigurinë në praktikat që ndjek, ai tha se do të preferonte nëse nuk do të kishte autentifikim fare.

Kjo është një pikë tepër e rëndësishme që për institucione financiare si EasyPay është dilemë çdo ditë.

Gjatë kësaj dite EasyPay u takua me disa kompani të rëndësishme me qëllim eksplorimin e mënyrave të ndryshme të bashkëpunimit, e për të vazhduar revolucionin në pagesat dixhitale në Shqipëri.

Rita Liu i Alipay u shpreh gjatë fjalimit të saj: “Çrregullimet në sistemin e trashëgimisë kërkojnë kohë, para dhe dedikim të industrisë, një sfidë që çdokujt i duhet të përballet.”

burimi: easypay.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0