Sipas Malajt, kjo na shërben më shumë se kurrë dhe është më e qartë se çdo kontribut tjetër. Autorët theksojnë se me mbarimin e planit A, duhet një plan B për të përballur vështirësitë, për t’u Rimëkëmbur dhe për të Rikthyer gëzimin. Ai ndan me ne rekomandimin e dy autorëve se si duhet të sillemi me njerëzit që kanë pësuar fatkeqësi familjare.
Tre janë propozimet konkrete për institucionet publike, por edhe për kompanitë private:
(i) cdo individi t’i jepen disa ditë pushimi të pagueshme për t’u qëndruar afër familjarëve;
(ii) t’u japin ndihmë financiare – dhe
(iii) t’i lejojnë të punojnë me orar të reduktuar.
Sipas Malajt, në vendin tonë mund të ketë nevojë për më shumë masa me efekt psikologjik pozitiv si –
(iv) Ngrirja e detyrimeve të papaguara ndaj kompanive publike, por edhe bankave;
(v) Falja e një pjese të këtyre detyrimeve sidomos kamat-vonesa;
(vi) Zgjatja në kohë e çdo detyrimi për t’u paguar;
(vii) Ngrirja e masave administrative penalizuese për një periudhë kohe; (
viii) Ngrirja e penaliteteve për detyrime të papaguara për gjoba dhe kredi.
“Kjo listë mund të shtohet nga kolege me experiencë në manaxhimin e efekteve psikologjikë të krizave. E rëndësishme është që jo vetëm askush të mos ndihet i braktisur, por të ndjejë përkujdesjen shoqërore”, sipas Malajt.