Pas podcast-ëve, Barack Obama dhe Bruce Springsteen sjellin librin “Renegades: Born in the USA” - Business Magazine Albania

Pas podcast-ëve, Barack Obama dhe Bruce Springsteen sjellin librin “Renegades: Born in the USA”

Pas podcast-ëve në “Spotify” në fillim të këtij viti mes ish-presidentit amerikan Barack Obama, dhe këngëtarit të madh amerikan Bruce Springsteen, ata kanë vendosur të botojnë librin e titulluar “Renegades: Born in the USA” në shtëpinë e madhe botuese “Penguin”.

Libri është përshkruar si një koleksion i bisedave “të dëlira, intime, dhe argëtuese mes tyre”. Libri po ashtu do të përmbajë më shumë se 350 fotografi dhe ilustrime, e mes tyre do të ketë imazhe dhe arkiva ekskluzive të autorëve, si tekstet e këngëve të Springsteen-it shkruar nga dora e tij, dhe draft-fjalimet e fjalimeve të mëdha të Obamas si “Selma” dhe “Amazing Grace”.

Lajmi u bë publik nga Markus Dohle, drejtori ekzekutiv i “Penguin Random House”, i cili ka blerë të drejtat e botimit nga kompania “Deneed Howell of Williams&Conolly LLP”.

“Gjatë viteve ne kemi parë se kemi ndjeshmëri të përbashkët për shumë gjëra. Për punën, familjen, Amerikën. Në mënyrat tona, unë dhe Bruce kemi qenë mes udhëtimesh paralele për ta kuptuar këtë vend i cili na ka dhënë aq shumë. Kemi bërë kronikën e historive të njerëzve. Kemi kërkuar mënyra për të lidhur veten tona individuale me kërkimin e kuptimit, të vërtetës dhe komunitetit të përfshirë brenda hisotirës së madhe të Amerikës”, shkruhet nga Obama në faqet e para të librit.

Kurs Springsten shkroi se ata bënë biseda serioze rreth fatit të Amerikës, fatmirësinë e qytetarëve të saj dhe për forcat e errëta korruptive që mundohen ta rrënojnë atë.

“Kjo është një kohë që kërkon vigjilencë sepse ne jemi para një testimi shumë serioz. Kemi pasur biseda të vështira për atë se kush jemi, dhe kush duam të jemi, që ndoshta ti shërbejë dikujt si udhëzues i vogël”.

“Kjo është një kohë që kërkon shqyrtim serioz, për ate se kush duam të jemi dhe çfarë lloj vendi do t’iu lëmë fëmijëve tanë. Brenda këtij libri nuk do të gjeni përgjigjet për ato pyetje, por do të gjeni disa kërkues që bëjnë më të mirën e tyre për shtrimin e këtyre pyetjeve në mënyrën më të mirë”, ka shtuar më tej këngëtari i madh Springsteen.

Libri në gjuhë angleze që do të botohet së pari në ShBA dhe Kanada do të jetë 320 faqe për nga vëllimi, dhe do të ketë çmimin 50 dollarë në Amerikë, dhe 65 dollarë në Kanada. Ndërsa versioni e-book 18 dollarë në Amerikë, dhe 22 dollarë në Kanada. E-book do të jetë shpejt edhe në spanjisht.

HOLLYWOOD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0