E para është nënvlerësimi i ndërvarësisë ekonomike Mbretëri e Bashkuar-Europë. Në vitin 2017, kur u aktivizua artikulli 50 për largimin nga BE, 44% e të gjitha eksporteve britanike shkonin drejt BE-së dhe 53% e importeve britanike vinin nga vendet e BE-së.
Në këtë periudhë as 3% e eksorteve nuk mori rrugën për Australi dhe Kanada (dy vendet kryesore të Commonwealth). Drejt vendit me “marrëdhënie speciale”-SHBA, shkoi vetëm 11% e eksporteve.
Tregu i përbashkët ka krijuar një hapësirë shumë të integruar që ka mbështetur rritjen britanike.
Nga 1973 (vit i Integrimit të Mbretërisë së Bashkuar) deri në 2015 (një vit para referendumit), PBB e këtij vendi për frymë u rrit më shpejt (102%) krahasuar me Gjermaninë (99%), SHBA (97%) dhe Francë (74%). Megjithatë në Britani, u lejua për vite të tëra të zhvillohej një fushatë denigruese ndaj BE-së.
Sot pa një marrëveshje me BE, Britania duhet të presë shumë vite për të arritur në gjendjen ekonomike të 2015-ës. Një rezultat që drejtuesit në BE duhet ta zbusin.
Ka qenë mungesa e integrimit politik (edhe për shkak të rezistencës së fortë britanike) që e ka ngarkuar tregun e përbashkët në misionin integrues. Katër liritë ligjore të tregut të përbashkët (liria e qarkullimit të të mirave, shërbimeve, kapitalit dhe personave) nuk interpretohen me të njëjtën rreptësi të parimeve kushtetuese.
Gabimi i dytë qëndron në mbivlerësimin e aftësisë vendimmarrëse të popullit. Brexit është rezultat i një mendimi të papërpunuar nga drejtuesit politikë si (David Cameron) për ta zgjidhur problemin me një referendum popullor. Problemet e vështira nuk mund të kenë përgjigje të thjeshta, shkruan Il Sole 24 ore, duke u bazuar në zgjedhje “po ose jo” (siç mund të ishte referendumi). Sfida cilësohet të shkojë përtej dëshirës së mirë të qytetarëve britanikë.
Ndaj cilësohet i papërshtatshëm edhe kalimi në një referendum të dytë. Referendumi është instrument thelbësor i pjesmarrjes popullore, por detyra është ajo e integrimit dhe jo zëvendësimit të përfaqësisë politike. U përket përfaqësuesve politikë të marrin vendime, duke marrë përsipër përgjegjësitë para zgjedhësve.
Më pak fjalë, në Lodër po zhvillohet një dramë që flet për dështimin e një klase drejtuese. Dramë që flet edhe për shumë vende të tjera. Populli nuk mund të marrë vendin e përfaqësuesve. Kjo nënkupton që edhe drejtuesit europianë duhet të rimendojnë projektin e integrimit, duke ndarë përspektivën ekonomike nga ajo politike. E para duhet të përfshijë të gjitha vendet europiane, e dyta duhet t’u lejojë vetëm një grupi të tyre të shkojnë drejt ngë bashkimi gjithnjë e më të ngushtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto