Pas Emirateve edhe Kina nisi misionin e parë drejt planetit Mars

Pas Emirateve edhe Kina nisi misionin e parë drejt planetit Mars

Kina

Për herë të parë Kina ka nisur misionin e saj të parë rover në Mars. Raketa u lëshua nga Toka ditën e mërkurë nga porti hapësinor Wenchang në ishullin Hainan në 12:40 me orën lokale.

Ajo do të mbërrijë në Planetin e Kuq në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Quajtur Tianwen-1, ose “Pyetje për Qiejt” roveri nuk do të ulet në sipërfaqen e Marsit, por do të qëndrojë për 2 ose 3 muaj në orbitë.

Kjo strategji është ndjekur nga misioni American Viking në 1970. Ndërkohë që roveri do të qëndrojë në orbitë, inxhinierët do të analizojnë kushtet atmosferike në Mars përpara se të përpiqen ta ulin në sipërfaqe.

Tianwen-1 është një prej tre misioneve që do të nisen drejt Marsit përgjatë 11 ditëve. Të hënën edhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një mision drejt Planetit të Kuq. Gjithashtu pas një jave, Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) do të lëshojë roverin e ri Perserverance drejt Marsit.

Lexoni: Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë anijen e parë në Mars

Kina synon të ulë roverin në basenin Utopia në afërsi të ekuatorit të planetit. Roveri do të studiojë gjenealogjinë e planetit dhe ngjan shumë me roverët Spirit dhe Opportunity të NASA ndërtuar në 2000.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0