Parlamenti Europian hap dyert për të pastrehët dhe të prekurit nga COVID

Parlamenti Europian hap dyert për të pastrehët dhe të prekurit nga COVID-19


Në Bashkimin Europian politika tani po bëhet përmes internetit, duke i lënë ndërtesat e Brukselit të boshatisura. 

Kjo do të thotë se zyrat e Parlamentit Europian mund të përdoren në shërbim të luftës kundër koronavirusit.

“Ne kemi vendosur ta kthejmë një nga ndërtesat tona në strehë për njerëzit, të cilët nuk kanë një shtëpi dhe për shoqërinë më të prekur gjatë kësaj urgjence të rëndë shëndetësore”, tha Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, përmes një videomesazhi.

Në Bruksel, brenda njërës prej ndërtesave do të krijohen dy hapësira. Një për të pastrehët dhe një për ata, që dalin nga spitali, por nuk mund të kthehen në shtëpi.

Kuzhinat do të jenë gjithashtu në dispozicion të plotë.

“Çdo ditë, kuzhinat tona do të përgatisin 1,000 vakte për t’i shpërndarë mes personave që kanë nevojë si edhe për punonjësit e shëndetësisë, për t’i ndihmuar ata gjatë orarit të punës. Ne u qëndrojmë pranë të gjithë personave që po vuajnë dhe atyre që në mënyrë të palodhur po punojnë në spitalet tona”, shtoi Sassoli.

Në qytetin francez të Strasburgut, një tjetër ndërtesë e Parlamentit Europian do të pranojë pacientë.

“Në javën e ardhshme, do të ketë një qendër pikasje”, shpjegon zëdhënësi i parlamentit Jaume Duch, “sepse të gjithë e kanë kuptuar se faza e daljes nga kjo pandemi do të ketë të bëjë me aftësinë për të testuar një numër të madh njerëzish dhe për të izoluar ata që e kanë këtë sëmundje edhe në rast se nuk shfaqin simptoma”.

Që në mes të marsit, europarlamentarët dhe zyrtarët e Parlamentit Europian e kanë transferuar punën e tyre në shtëpi, duke mbajtur takime e madje edhe duke votuar mënyrat e përballimit të kësaj krize.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0