Milano dhe Parisi janë dy shtylla të kulturës, arkitekturës, ushqimit dhe jetës së natës europiane, kështu që lehtësimi i lidhjes mes tyre mund të ketë vetëm anë pozitive. Dhe nëse po planifikoni t’i vizitoni të dyja qytetet, ka lajme të mira.
Trenitalia France po rifillon shërbimin hekurudhor Paris-Milan (nëpërmjet Torinos), i cili do të transportojë pasagjerë nga kryeqyteti francez në kryeqytetin e Lombardisë nga java e ardhshme, më 1 prill 2025.

Shërbimi është pezulluar pasi një rrëshqitje dheu shkaktoi dëme të rënda pranë Maurienne në Alpet Franceze më 27 gusht 2023, por rezervimet për rinisjen e shërbimit u hapën në janar, me bileta të disponueshme për vetëm 35 euro. Udhëtimi zgjat nga gjashtë orë e gjysmë deri në shtatë orë. Ato bileta të lira për javët e ardhshme janë shitur, por tarifat janë ende të arsyeshme nëse rezervoni disa javë përpara.
Por ky nuk është i vetmi njoftim, që ka bërë Trenitalia France – operatori po sjell gjithashtu një shërbim krejt të ri midis Parisit dhe Marsejës nga 15 qershori. Katër udhëtime vajtje-ardhje do të kryhen në ditë, duke transportuar pasagjerët nga Gare de Lyon deri në Mesdhe, në vetëm tre orë e 20 minuta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto