Heqja e emrit, imazhit dhe ikonografisë së mbretëreshës Elizabet nga jeta publike, do të marrin pak kohë.
Ky është një proces që ndodh historikisht, sipas profesorit të së drejtës Kushtetuese në King’s College në Londër, Robert Blackburn. Madje, për shkak të mbretërimit rekord të mbretëreshës Elizabet, ky proces do të marrë shumë më tepër kohë se në kalimet e tjera të fronit.
Që nga flamujt që valëviten përpara stacioneve të policies, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, deri tek ato standard të përdorur në një anije detare kur një gjeneral është në bord, mijëra të tillë do të duhet të zëvendësohen. Regjimentet ushtarake valëvisin “ngjyrat e mbretëreshës”, shumë prej të cilave janë të zbukuruara me një EIIR të qëndisur në ngjyrë të artë; flamuri i shërbimit të zjarrfikëseve përmban inicialet e saj, jo vetëm në Angli, por edhe në vende të tjera ku monarku mbetet kryetar shteti përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Miliarda paund kartmonedha në qarkullim kanë portretin e Mbretëreshës.
Lexo: Fundi i një epoke! Vdes Mbretëresha Elisabeta II
Zëvendësimi i tyre me alternativa që paraqesin kreun e ri të monarkisë, pritet të zgjasë të paktën dy vjet. Një nga ndryshimet më të drejtpërdrejta, pritet të jetë ndryshimi i fjalëve të himnit kombëtar nga “Zoti ruaj mbretëreshën tonë të hirshme” në “Zoti ruaj mbretin tonë të hirshëm” – megjithëse mund të duhet kohë përpara se turmat e njerëzvë të arrijnë ta këndojnë versionin e ri me besim. Ndryshime do të ketë edhe për urdhëresat e zbatuara nga më shumë se 600 biznese që kanë një histori të furnizimit të familjes mbretërore, ndërsa edhe pullat, do të duhet të përdorin imazhin e monarkut të ri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.