Para digjitale e emetuar nga Banka Qëndrore/ Kina po përpiqet të zgjerojë përdorimin e juanit digjital - Business Magazine Albania

Para digjitale e emetuar nga Banka Qëndrore/ Kina po përpiqet të zgjerojë përdorimin e juanit digjital

Kina po shton përpjekjet për të shpërndarë juanin dixhital tek popullata e gjerë, teksa gjigantët e teknologjisë së vendit si Alibaba dhe Tencent i janë bashkuar përpjekjes për ta zgjeruar përdorimin e saj.

Por ka sfida përpara dhe një pyetje e veçantë del në pah: A do të fillojnë të paguajnë me juan dixhital qytetarët kinezë – të cilët tashmë përdorin dy sisteme dominuese të pagesave celulare të drejtuara nga të njëjtat firma teknologjike?

Banka Popullore e Kinës (PBOC) ka punuar me formën dixhitale të monedhës së saj sovrane që nga viti 2014.

I njohur gjithashtu si e-CNY, është krijuar për të zëvendësuar paratë dhe monedhat tashmë në qarkullim. Nuk është një kriptomonedhë si bitcoin, pjesërisht sepse kontrollohet dhe lëshohet nga banka qendrore. Bitcoin është një monedhë dixhitale e decentralizuar që nuk mbështetet nga asnjë bankë qendrore apo një administrator i vetëm.

Lexo edhe: Kina një hap më pranë emetimit të juanit digjital. Teston portofolet digjitalë si aplikacione në Android dhe Apple

Juani dixhital i Kinës është një formë e monedhës dixhitale të bankës qendrore (CBDC) për të cilën po punojnë edhe shumë banka të tjera qendrore në mbarë botën – megjithëse banka qendrore kineze është shumë më përpara se kolegët e saj globalë.

Deri më sot, PBOC ka pilotuar monedhën dixhitale përmes llotarive dhe dhjetëra milionë juanë dixhitalë u janë shpërndarë qytetarëve në një pjesë të vogël të qyteteve në Kinë.

Autoritetet kineze tani po rritin ambicien e tyre për të zgjeruar përdorimin e monedhës për më shumë qytetarë edhe pse një datë e prezantimit mbarëkombëtar nuk është caktuar.

CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0