Papunësia tek të rinjtë në rritje. Studentët nuk pranojnë të punojnë pa u diplomuar - Business Magazine Albania

Papunësia tek të rinjtë në rritje. Studentët nuk pranojnë të punojnë pa u diplomuar

Papunësia

Sipas të dhënave nga INSTAT, papunësia tek të rinjtë po shfaq tendencë në rritje. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23.3 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2.1 pikë përqindje më e ulët, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon ulje prej 1.2 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 70,1 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 9,0 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 13,5 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Lexoni: INSTAT: Si e përballoi ekonomia shqiptare pandeminë?

Në tremujorin e parë 2021, shkalla e përgjithshme e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,0 %.

Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 2,6 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ky tregues u ul me 0,5 %. Në tremujorin e parë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0