Panelet diellore dhe materialet e ricikluara janë disa nga trendet e 2017-ës për një ndërtim ekologjik - Business Magazine Albania

Panelet diellore dhe materialet e ricikluara janë disa nga trendet e 2017-ës për një ndërtim ekologjik


Nga këndvështrimi financiar, një ndërtesë ekologjike është më superiore ndaj asaj tradicionale në të gjitha aspektet. Sipas raportit të Dodge Data & Analytics, një ndërtesë e gjelbër është 14% më pak e shtrenjtë për të operuar se sa një tradicionale dhe vlera e aseteve të saj është 7% më e lartë.

Ky artikull do të ofrojë një pasqyrë të tendencave të 2017 për ndërtimin e strukturave ekologjike.

1. Panelet diellore në të gjitha format dhe madhësitë

Në vitin 2016, India vendosi 3 miliardë $ fonde shtetërore për t’u siguruar që kapaciteti i tyre i prodhimit të energjisë nga dielli deri në 2022 arrin 100 Gigawatt.

Më 25 maj 2017, Britania e Madhe bëri lajm kur gjeneroi gati një të katërtën e nevojave të saj të energjisë nga panelet diellore.

2. Ruajtja e energjisë në shtëpi

Sipas Bloomberg bateritë e afta për ruajtjen e energjisë për përdorim do të jenë aq të përhapura për 12 vjet, sa tani janë panelet diellore në çati.

Për shembull, Mercedes-Benz ka prodhuar paisjen për ruajtjen e energjisë në Gjermani që nga viti 2015, por ka në plan të zgjerohet ndërkombëtarisht dhe kohët e fundit e ka vënë produktin në dispozicion të banorëve të Kalifornisë në SHBA.

3. Sistemet e menaxhimit të energjisë

Për të përfituar sa më shumë nga panelet diellore dhe bateritë, sistemet e menaxhimit të energjisë (EMS) shpesh instalohen në shtëpitë dhe bizneset ekologjike. EMS-të monitorojnë sa energji përdor një ndërtesë dhe mund të automatizojë ndriçimin, fuqinë dhe sistemet HVAC për të siguruar kursim optimal të energjisë.

4. Dizajn pasiv i ndërtimit

Dizajni pasiv i ndertimit ndihmon në minimizimin e konsumit të energjisë duke zvogëluar nevojën për ndriçimin elektrik dhe kontrollin e temperaturës.

5. Materiale të qëndrueshme ndërtimi  

Druri i ricikluar dhe materialet e ricikluara janë kryesore në listën e furnizimeve të materialeve të ndërtimit. Por ka edhe shumë risi që ndodhin në botën e betonit ekologjik. Pse është kaq i rëndësishëm betoni ekologjik? Sepse është materiali ndërtimor më i përdorur në botë dhe është përgjegjës për prodhimin e sasive të mëdha të CO2.

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0