Pandemia nis të japë dëme në ekonomi - Business Magazine Albania

Pandemia nis të japë dëme në ekonomi


Ndërsa vijon të rritet bilanci i përditshëm i të sëmurëve dhe viktimave me Covid, bilancet e ekonomisë kanë nisur të japin sinjalet e para shqetësuese.

Javës së kaluar Bashkimi i Prodhuesve bëri publike të dhënat e një vrojtimi zhvilluar mes 90 sipërmarreve anëtare të saj. Nga kjo anketë, 70% e kompanive (të mesme e të mëdha) tregojnë se do të pushojnë punonjës nga puna. Dhe jo pak, por 50-90% të tyre. 10% e kompanive do të mbyllin tërësisht aktivitetin.

Lexo: Nisin pushimet nga puna. 70% e kompanive do të shkurtojnë vende pune sipas Bashkimit të Prodhuesve

Masat për lëvizje vijojnë të mbeten të shtrënguara dhe cilësohen si faktori kryesor i përmbajtjes së numrave të të sëmurëve të rinj dhe viktimave. Faktet treguan se vetëm dy grumbullime në funerale ndikuan në rritjen e infektimit. Ndërkohë, disa nga tregjet në kryeqytet vijojnë të sjellin pamje shqetësuese, sidomos të shtunave. Pikërisht nga kjo, kryeministri Rama paralajmëroi shtrëngim të masave, deri me burg për të pa bindurit.

Lexo: Rama: nuk ka gjoba, por heqje lirie për ata që thyejnë rregullat

Javës së kaluar ngjalli shumë debate edhe deklarata e kryeministrit për të mos paguar qeratë në këto muaj krize. Një deklaratë që brenda ditës u zbut prej tij, duke theksuar se qiramarrësit e pamundur kanë të drejtë të shtyjnë afatin e pagesës së qerasë.

Lexo: Edi Rama: Pagesat e qirave për muajt prill dhe maj do të shtyhen

Ministria e Financave nga ana e saj bëri të ditur nisjen e aplikimit të pagesës së papunësisë. Punonjësit dhe të vetëpunësuarit në sipërmarrjet e vogla, kanë nisur të aplikojnë për të marrë pagesën nga mbështetja shtetërore, ndërsa kryeministri Rama është shprehur se nga kjo mbështetje nuk përfitojnë punonjësit që ishin të pasiguruar. Madje ai ka ftuar punonjësit e pasiguruar të denoncojnë punëdhënësit.

Ndërkohë, në nivel ndërkombëtar, vijon politika e distancimit social, si forma më e mirë për të frenuar përhapjen e Covid. Në disa vende të Europës pandemia po shkon drejt pikut të saj, ndërsa Italia duket se po e lë pas, ndonëse me një dëm të madh në viktima.

Javës së kaluar u përforcua fakti se kjo krizë shëndetësore dhe sigurisht edhe ekonomike do të jetë relativisht e gjatë. Shkollat edhe mund të mos rihapen këtë vit, ndërsa njerëzit nuk do të mund të qarkullojnë të sigurt derisa të sigurohet vaksina kundër Covid.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0