Panairi i Edukimit "World Education Fair" vjen në Tiranë dhe Shkodër! - Business Magazine Albania

Panairi i Edukimit “World Education Fair” vjen në Tiranë dhe Shkodër!

Mundësite për të rinjtë shqiptarë për të studiuar jashtë vendit po rriten dhe diversifikohen drejt destinacioneve të reja evropiane.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë universitete në Gjermani, Austri, Greqi dhe Itali, falë kostove më të ulëta të jetesës dhe ofertave gjithnjë e më të gjera akademike. Zvicra gjithashtu është kthyer në një prej top 7 destinacioneve më të preferuara për studime, krahas Holandës dhe Anglise. Po ashtu, Belgjika, Bullgaria, Polonia dhe Sllovenia po tërheqin vëmendjen e studentëve shqiptarë falë programeve të shumta të studimit në anglisht dhe bursave të ofruara.

“Jemi duke vëzhguar një rritje të konsiderueshme të aplikimeve në këto destinacione, dhe ky trend do të vijojë të rritet edhe më tej. Universitetet po ofrojnë programe të reja dhe mundësi financimi që i bëjnë studimet jashtë vendit më të përballueshme,” thekson Xhensila Rizaj, menaxhere e departamentit te arsimit te larte pranë Integral Albania.

Takime me institucionet më presticioze

Më 5 Prill në Tiranë dhe 6 Prill në Shkodër, do të zhvillohet panairi i edukimit “World Education Fair”, ku mbi 50 institucione arsimore nga Europa dhe Amerika e Veriut do të jenë të pranishme. Të rinjtë do të kenë mundësi të eksplorojnë opsionet e studimit, të takohen me përfaqësuesit e shkollave dhe të informohen mbi bursat dhe programet arsimore që ofrohen.

TREND >> Rritja e interesit për Mikpritjen dhe Turizmin

Që nga viti I kaluar, Hospitality Management është një nga fushat me rritjen me te shpejte, duke treguar një interes për sektorin e turizmit. Swiss Education Group, lider ne fushen e edukimit per turizem, kulinari dhe mikpritje vjen ekskluzivisht ne Shqiperi ne panairin World Education Fair.

Fusha të tjera të njohura përfshijnë biznesin ndërkombëtar, shkencat komjuterike dhe marketing. Në të njëjtën kohë, ka një interes në rritje për fusha më pak tradicionale si biologjia detare, biokimia, inxhinieria kimike dhe artet vizuale (regjia, filmi, teatri). Këto reflektojnë një orientim drejt specializimeve të ngushta që përputhen me kërkesat e tregut global të punës.

“Nëse flasim posaçërisht për Gjermaninë, kemi parë një rritje të ndjeshme të interesit për fusha si inxhinieria dhe shkencat kompjuterike, veçanërisht për programet që lidhen me inteligjencën artificiale.

Bursa dhe lehtësira financiare

Mundësi bursash dhe 50% zbritje tarifash. Në WEF, të rinjtë mund të zbulojnë mundësi të shumta bursash elitare të ofruara nga universitetet pjesëmarrëse, duke përfshirë bursa meritash, bursa për kampusin dhe degët e studimit, zbritje tarifash deri në 50%, dhe forma të tjera ndihme financiare. Është e rëndësishme të theksohet se detajet specifike rreth këtyre bursave, duke përfshirë kriteret e pranueshmërisë dhe vlerat e sakta, mund të ndryshojnë dhe të përditësohen me kalimin e kohës.

Kërkesa për kampe verore arsimore është rritur me 35% krahasuar me sezonin e kaluar, falë shfaqjes së programeve dhe destinacioneve të reja, sipas statistikave të brendshme të Integral.

Përgatitja për të vazhduar studimet jashtë vendit fillon gjithnjë e më herët. Si shkollat e mesme ashtu edhe universitetet elitare kërkojnë që kandidatët, përveç rezultateve të mira akademike dhe një niveli të lartë të gjuhës së huaj, të kenë sa më shumë përvojë në fushën e dëshiruar të studimit. Shkollat verore dhe praktikat janë një hap thelbësor për t’u përgatitur për studimet jashtë vendit: studentët përjetojnë fusha të ndryshme, fitojnë njohuri të rëndësishme, por edhe certifikata dhe raporte të lëshuara nga qendra gjuhësore dhe specialistë nga industri të ndryshme.

“Vërejmë një interes të rritur të studentëve për kampe të specializuara në një fushë të caktuar akademike apo profesionale, për të testuar aftësitë e tyre dhe përputhshmërinë me një karrierë të ardhshme në atë drejtim. Deri kohët e fundit, shumica e kërkesave ishin drejtuar ndaj kurseve të trajnimit në një gjuhë të huaj, ndërsa tani balanca ka prirje të anojë drejt kurseve të specializuara, pasi studentët janë të interesuar të testojnë aftësitë e tyre, të eksperimentojnë me fusha të ndryshme dhe kështu të finalizojnë zgjedhjet e tyre të ardhshme të studimeve,” shpjegon Xhesika Bushka, Menaxhere e Departamentit të Kampeve Verore në Integral.

Ndër fushat më të kërkuara në të cilat janë të specializuara kampet edukative përmendim: arkitekturën, mjekësinë, inxhinierinë, sipërmarrjen, psikologjinë, biznesin dhe lidershipin, drejtësinë dhe politikën, artet performuese, prodhimin e medias, bankat, shkencën kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, modën dhe dizajnin, mikpritjen dhe artin kulinar. Nuk mungojnë oferta për kampe me profil sportiv (nga hipizmi deri te stërvitjet e futbollit me klubet më të famshme si AC Milan, Real Madrid ose Arsenal).

Zbritje dhe Çmime Ekskluzive për Kampet Verore jashtë vendit

Në panair prindërit do të mund të rezervojnë vendin me zbritje për 3 kampet verore të organizuara nga departamenti i kampeve verore të Integral. Grupet e kampeve verore 2025 janë në London-Reading, një kamp në një nga shkollat me prestigjoze në Spanjë, ku prindërit mund të zgjedhin nëse fëmijët do të studiojnë anglisht ose spanjisht dhe një kampe të gjuhës gjermane në Gjermani. Vendet në grupe janë të kufizuara dhe vetëm nëse prindërit rezervojnë gjatë eventit mund të përdorin zbritje.

Shkolla e Mesme Ndërkombëtare në Austri – Danube International School Vienna

DanuBe International School Vienna është një kolegj privat ndërkombëtar që ofron një arsim të lartë për studentë nga moshat e vogla deri në adoleshencë. Me një program edukativ të bazuar në standardet ndërkombëtare, shkolla thekson zhvillimin personal dhe akademik të çdo nxënësi.

DanuBe ofron mësim në disa gjuhë, përfshirë anglishten, dhe krijon një ambient të ndryshëm dhe përfshirës që nxit krijimtarinë dhe bashkëpunimin. Me mësues të kualifikuar dhe aktivitete jashtëshkollore, shkolla përgatit nxënësit për sfidat e së ardhmes në një botë globale.

Regjistrimi dhe Informacione Shtesë

Panairi “World Education Fair” është FALAS për të gjithë pjesëmarrësit. Për të marrë pjesë, mund të regjistroheni online ose në hyrje të eventit.

Regjistrohu falas: https://www.worldeducation.al/

Rreth Integral Educational Programs

Integral është konsulenti kryesor për studimet jashtë vendit dhe programin Work and Travel në USA. Me mbi 32 vite përvojë, Integral ndihmon studentët shqiptarë të gjejnë programin e duhur arsimor me mbi 500 partnerë nga e gjithë bota.

Vizitoni për më shumë informacion: www.integral.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0