Panairet kryesore të vitit 2025 në Shqipëri – Mos i humbisni! - Business Magazine Albania

Panairet kryesore të vitit 2025 në Shqipëri – Mos i humbisni!

Panairet kryesore të vitit 2025 në Shqipëri – Mos i humbisni!

Viti 2025 premton të jetë një vit mbushur me mundësi të reja, inovacion dhe bashkëpunime ndërkombëtare për Shqipërinë. Me disa panaire që pritet të tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe profesionistëve nga mbarë bota, Shqipëria po forcohet si një qendër e rëndësishme për turizmin, teknologjinë, bujqësinë dhe ekonominë e gjelbër. Ja një përmbledhje e panaireve më të rëndësishme të këtij viti:

12–13 Shkurt: Tourism & Travel Show AlbaniaPallati i Kongreseve

Panairi i Turizmit rikthehet duke sjellë një platformë të rëndësishme bashkëpunimi për sektorin.Iceberg Exhibitions në partneritet me New Deal Europe, do të organizojnë mbi 500 takime biznesi B2B me rreth 50 blerës ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi konkrete për ekspozuesit që të ndërtojnë lidhje të reja dhe të zgjerojnë tregjet e tyre. Eventi do të shoqërohet me forume dhe panele diskutimi, të cilat do të trajtojnë temat më të rëndësishme për inovacionet dhe sfidat në sektorin e turizmit. Gjithashtu, do të organizohen aktivitete promocionale për të promovuar rajonin përballë një audience ndërkombëtare, duke theksuar risitë dhe mundësitë që ky sektor ofron.

23–25 Prill: Agriculture DaysLushnje

Panairi Ditët e Bujqësisë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions, është i vetmi që ka thyer mitin e organizimit të panaireve ndërkombëtare vetëm në Tiranë. Për të katërtin vit, ky event mbledh mbi 90 ekspozues dhe rreth 8000 vizitorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Italia dhe Gjermania në sheshin kryesor të Lushnjës, i kthyer në një hapësirë ekspozimi prej 5000 m². Me fokus te fermerët, panairi ofron takime, forume dhe workshope të dobishme, duke krijuar lidhje të reja dhe duke mbështetur sektorin. Mbështetur nga nivele të larta institucionale, ky është një event i rëndësishëm për bujqësinë në Shqipëri dhe rajon.

24–25 Shtator: Future2TechPallati i Kongreseve

Panairi Future2Tech, i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech, synon kthehet në një pikë takimi për të ardhmen e teknologjisë në rajon. Ky event ka qenë kryefjala e inovacionit, duke sjellë në një platformë unike liderë të industrisë, startup-e premtuese dhe investitorë vizionarë. Me fokus në zhvillimin e teknologjisë, Future2Tech ofron zona të dedikuara si Event Zone, Demo Zone dhe Media Zone, ku ekspozohen risitë më të fundit, ndërkohë që startup-et garojnë për vëmendjen e investitorëve dhe mundësinë për të bërë hapin e madh në treg. Ky panair nuk është vetëm një vend takim, por një laborator idesh dhe mundësish për të gjithë ata që kërkojnë të ndajnë vizionin e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen.

19–20 Nëntor: Energy, Construction, and Green Economy FairPallati i Kongreseve

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër organizihet nga Iceberg Exhibitions dhe  sjell një gamë të gjerë ekspozuesish, duke përfshirë prodhues të energjisë, ofrues të teknologjive të avancuara, dhe kompani ndërtimi, të cilët prezantojnë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme. Nga ana tjetër, panairi pret një audiencë të larmishme vizitorësh: sipërmarrës, menaxherë biznesesh, operatorë energjie, zhvillues, investitorë dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, si edhe individë e qytetarë të interesuar për efiçencën energjitike dhe praktikat e qëndrueshme. Ky panair mirëfillli i fokusuar ne B2B është platforma ideale ku takohen nevojat dhe ofertat, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim, investim dhe zhvillim të një të ardhmeje më të gjelbër dhe më efikase.

Lexo edhe:E ardhmja e punës: Të dhëna kryesore për 2025 dhe përtej

11-13 Prill 2025: Muse-x – Sheshi Italia

Muse-X është Expofesti kryesor i muzikës dhe arteve në Ballkan, që do të mbahet nga data 11-13 Prill 2025. I organizuar nga Klik Ekspo Group  ky event inovativ kombinon një ekspozitë profesionale, një festival të gjallë, dhe një program transformues për zhvillimin e artistëve, duke ofruar një platformë dinamike për kompani ballkanike, profesionistë të muzikës dhe artistë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar.

Tetor 2025 – Global Real eXtate Fair Edition 2 –  Pallati i Kongreseve

Global Real eXtate Fair 2025, i organizuar nga Klik Ekspo Group  do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Shqipëri. Ky aktivitet përfaqëson një pikëtakim të kulturës dhe tregtisë, duke vënë në pah një treg të lulëzuar të pasurive të paluajtshme, ku transaksionet vitin e kaluar arritën në 1.3 miliardë euro. Duke mbledhur profesionistë dhe vizionarë të industrisë nga e gjithë Evropa, panairi ofron një mjedis të pasur për aleanca strategjike dhe njohuri mbi dinamikat socio-ekonomike të tregut të pasurive të paluajtshme.

Tetor 2025: Almex-  Pallati i Kongreseve

ALMEX – Albanian Military Exhibition lindi si pasaporta e “Shqipërisë në NATO”, teksa vendi vetiu përfshihej në sinergjitë e bashkëpunimit dhe integrimit Euroatlantik si një zë i ri kumbues në qerthujt ndërkombëtarë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Hovi i sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë teksa kërkesat e Institucioneve shtetërore të Mbrojtjes dhe Sigurisë harkoheshin nën dritën e kritereve për reformim dhe standardizim, të pandara nga një mendësi dhe vizion global, nxiti KlikEkspoGroup të çelte një dritare mbi këtë industri me një expo-show unik e pararojë edhe për simotrat e mbarë Ballkanit ku evenimente të tilla ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë, ende sot janë të rralla. Në biografinë e KlikEkspoGroup, Panairi për Mbrojtjen dhe Sigurinë, është ndër frontet bukurazi të latuara deri në imtësi, motërzimi shqiptar i evenimenteve botërore të mbrojtjes dhe sigurisë; për Vizitorin evenimenti kult që nuk shter së ngjalluri kureshtje, e për vetë pjesëmarrësit, vendas, të huaj, entitete private apo institucione shtetërore, një “demonstrim i fuqisë së të mirës” në të gjitha kahet. “power of  good deeds” in all perspectives.

 5-8 Nëntor 2025: Tirana International Fair Edition 31 –  Pallati i Kongreseve

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Misioni primar ka qenë prezantimi i një Shqipërie me pasuri të mëdha natyrore, turistike, bujqësore, e shumë fusha të tjera, të cilat presin shfrytëzimin e tyre nga bizneset më të mëdha ndërkombëtare. Klik Ekspo Group ka dashur  në këto dekada e vite, t’u mësojë bizneseve të huaja të “flasin shqip” dhe t’i nxisë ato të investojnë në Shqipëri. Me një organizim të tillë, çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group ka treguar se sa e vogël është bota dhe se ajo mund të përmblidhet e gjitha në një Panair.

Pse duhet të merrni pjesë?
Këto panaire ofrojnë më shumë se një platformë prezantimi; ato janë një mundësi për të ndarë ide, për të mësuar nga ekspertët dhe për të zbuluar risitë më të fundit në sektorët përkatës. Shqipëria po e pozicionon veten si një lider rajonal dhe global, dhe ju mund të bëheni pjesë e këtij suksesi.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0