Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë procesin e ngadaltë të shkatërrimit të Titanikut - Business Magazine Albania

Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë procesin e ngadaltë të shkatërrimit të Titanikut

Titanik

Ishte imazhi që e bëri rrënojën e Titanikut të dallohej menjëherë – harku i anijes duke u shfaqur nga errësira e thellësive të Atlantikut.

Por, një ekspeditë e re ka zbuluar efektet e prishjes së ngadaltë, me një pjesë të madhe të kangjellave tani në fundin e detit. Humbja e parmakut, e përjetësuar nga Jack dhe Rose në skenën e famshme të filmit, u zbulua gjatë një sërë zhytjesh nga robotët nënujorë këtë verë. Imazhet që ata kapën tregojnë se si rrënojat po ndryshojnë pas më shumë se 100 vjetësh nën valë.

 

Titanik

 

Anija u mbyt në prill të vitit 1912, pasi goditi një ajsberg, duke rezultuar në humbjen e 1500 jetëve.

“Harku i Titanikut është jashtëzakonisht i njohur, duke qenë pjesë e kulturës pop dhe imazhit që na vjen në mendje kur mendojmë për mbytjen e anijes. Por, tani ai nuk duket më siç e kemi parë më parë”, tha Tomasina Ray, drejtoreshë e koleksioneve në RMS Titanic Inc, kompania që kreu ekspeditën.

“Është vetëm një kujtim tjetër i përkeqësimit që po ndodh çdo ditë. Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Sa kohë do të jetë Titaniku atje?’ Thjesht nuk e dimë, por po e shikojmë në kohë reale”, shtoi ajo.

 

Titanik

 

Ekipi beson se pjesa e kangjellave, e cila është rreth 4.5 m (14.7 këmbë) e gjatë, ka rënë. Imazhet dhe një skanim dixhital nga një ekspeditë e vitit 2022 e kryer nga kompania e hartave në det të thellë dhe krijuesit e dokumentarëve Atlantic Productions tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur, megjithëse kishte filluar të lirohej.

“Në një moment metali u largua dhe u rrëzua”, tha Tomasina Ray.

Nuk është e vetmja pjesë e anijes, e cila shtrihet 3800 metra poshtë, që po humbet në det. Struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet, duke krijuar stalaktite ndryshku të quajtur “rusticles”. Ekspeditat e mëparshme kanë zbuluar se pjesë të Titanikut po shemben. Zhytjet e udhëhequra nga eksploruesi Victor Vescovo në vitin 2019 treguan se ana e djathtë e dhomës së oficerëve po shembet. Ekspedita e kësaj vere RMS Titanic Inc u zhvillua gjatë korrikut dhe gushtit.

Lexo edhe: 12 Fakte interesante për Albert Einstein

Dy automjete të drejtuara nga distanca (ROV) kapën më shumë se dy milionë imazhe dhe 24 orë pamje me definicion të lartë të të dy rrënojave, të cilat u ndanë ndërsa u fundos me harkun dhe sternën të shtrirë rreth 800 metra larg njëra-tjetrës, dhe fushën e mbeturinave që e rrethonin. Kompania tani po shqyrton me kujdes pamjet për të dokumentuar gjetjet dhe përfundimisht do të krijojë një skanim dixhital 3D shumë të detajuar të të gjithë vendit të mbytjes.

Më shumë imazhe nga zhytjet do të zbulohen gjatë muajve të ardhshëm

RMS Titanic Inc ka të drejtat e shpëtimit për Titanikun dhe është e vetmja kompani e lejuar ligjërisht të heqë sendet nga vendi i mbytjes. Gjatë viteve, kompania ka nxjerrë mijëra artikuj nga fusha e mbeturinave, një përzgjedhje e të cilave janë ekspozuar në të gjithë botën. Ata planifikojnë të kthehen vitin e ardhshëm për të rikuperuar më shumë  dhe statuja e Dianës është një nga sendet që ata do të donin të sillnin në sipërfaqe.

 

Titanik

 

Por, disa besojnë se rrënoja është një vend varri që duhet lënë i paprekur.

“Ky rizbulim i statujës së Dianës është argumenti i përsosur kundër lënies vetëm të Titanikut. Ky ishte një krijim artistik që meritonte të shihej dhe vlerësohej. Tani, ky element i mrekullueshëm arti është në fundin e oqeanit, në errësirë të plotë, ku ka qëndruar për 112 vjet. Për ta rikthyer Dianën në mënyrë që njerëzit ta shohin me sytë e tyre, për të ndezur një pasion për historinë, zhytjen, konservimin, dhe skulpturën, nuk mund ta lejoja të mbetej në fundin e oqeanit”, thotë Penca.

bbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0