Hyrja në fuqi e rritjes së pagës minimale nga 30 000 lekë në muaj në 32 000 lekë u përshpejtua me vendimin e qeverisë. Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që do të aplikohej në Korrik, nis aplikimin në muajin Prill.
Kompania a shërbimeve ZLA Consulting, ka informuar sipërmarrjet, partnerët dhe klientët e saj për ndryshimet e fundit ligjore, efektet, dhe cilësitë e këtyre ndryshimeve. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës;
Paga bazë minimale orare të jetë 183,9 lekë. Sipas normave ligjore, shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
Ky vendim hyn në fuqi më 29/03/2022 dhe shtrin efektet financiare nga data 1 Prill 2022.
Lexo: Kjo kompani njoftoi se po rriste çmimet për të paguar më shumë punonjësit
Ndryshimet prekin edhe taksimin e pagës. ZLA informon tatimpaguesit se, për të ardhurat nga paga deri në nivelin 40 000 lekë, e ardhura e tatueshme është zero. Për pagat deri në 50 000 lekë, taksohet shuma mbi 30 000 lekë, në masën 13%. Po kaq taksohen pagat deri në 200 000 lekë në muaj, përjashtuar shumën pbazë prej 30000 lekësh. Pagat mbi 22100 lekë, taksohen taskohen në masën 23%, duke nisur nga shuma 200 000 lekë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.