Pak ditë kanë mbetur, nxito rezervo vendin tënd… - Business Magazine Albania

Pak ditë kanë mbetur, nxito rezervo vendin tënd…

Suksesi eshte qellimi yt Business Magazine

Numërimi mbrapsht ka filluar, Konventa e shumëpritur e 23 Tetorit është gati… Tashmë është finalizuar çdo gjë, është organizuar çdo gjë deri në detaj, është personalizuar dhe është ideuar vetëm për ju dhe kërkesat tuaja. Ashtu siç e dini, do të jenë të pranishëm 12 folës – top trajner, secili ekspert i fushës nga e cila vjen. Konventa, po mbledh në një vend, me një qëllim ekspertë nga vendi, rajoni dhe Gjermania, Sllovenia, Turqia, Britania e Madhe dhe Franca. 

Emrat më të mëdhenj, disa nga ta janë përfaqësues të TOP brandeve në gjithë botën si: Google, Salesforce, Ask BI, Creativehub etj. Ndërsa, nga pjesëmarrësit që na bashkangjiten do të jenë kompani si Elkos, Emona, Atlantik, Banka të ndryshme, kompani farmaceutike, kozmetikë, kompani marketing, kompani programimi, kompani të prodhuesve të ndryshëm etj.  

Andaj, nëse keni dëshirë që stafi juaj të jetë pjesë e Konventës, nxitoni rezervo vendin tuaj në www.suksesieshteqellimiyt.com.

Biletat do të shiten deri më 22/10/2021, në ora 00:00. 

Shpejto e bëhu pjesë e këtij mega eventi: 

Suksesieshteqellimiyt.com / +383 49 893 693 & +383 49 893 888

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0