Pagesat e personave fizikë nga qeveria. Kush përfiton dhe si të aplikoni - Business Magazine Albania

Pagesat e personave fizikë nga qeveria. Kush përfiton dhe si të aplikoni


Janë detajuar veprimet e kryerjes së pagesave nga buxheti i shtetit për të vetëpunësuarit. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare, parashikon mbështetjen pas situatës Covid-19 dhe mbylljes së aktivitetit parashikon që:

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Sipas vendimit të qeverisë, përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 milionë  lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm: a) Personat fizikë të vetëpunësuar; b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Kushtet për të përfituar

Për të përfituar ndihma financiare:

1-Subjekti duhet të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim.

2- Të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

3- Të ardhurat e deklaruara, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 milionë lekë.

Si bëhet kërkesa

Sipërmarrjet që përmbushin kushtet duhet të paraqesin kërkesën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, permes aplikimit online në llogarinë e tyre të deklarimit online e-filing. Kërkesën me të dhënat e përfituesve sipas pikës 3, ku përfshihen: a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; iv. numrin e llogarisë bankare.

Procesi i verifikimit nga autoritetet

Pas paraqitjes së kërkesës nga subjekti, strukturat e drejtorive rajonale tatimore bëjnë verifikimin dhe identifikimin e aplikuesve si dhe kërkesave të tyre brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës. Tatimpaguesi dhe veprimtaria, verifikohet nëse bëjnë pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare. Verifikohen deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet si dhe lista e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguar. Verifikohen gjithashtu të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon gjithashtu se, Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura” thuhet në VKM.

Pagesat në total parashikojnë të arrijnë në 5.85 miliardë lekë. Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0