Pabarazia, fuqizimi i grave dhe sfidat e sotme, perspektiva e Eljona Boçe Elmazit dhe World Vision Albania - Business Magazine Albania

Pabarazia, fuqizimi i grave dhe sfidat e sotme, perspektiva e Eljona Boçe Elmazit dhe World Vision Albania

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Fatima Gorezi – Eljona Boçe Elmazi na pret me një buzëqeshje të qetë në zyrat e World Vision Albania, një hapësirë ku ndihen gjurmët e shumë historive njerëzore, sfidave dhe shpresave që kalojnë përditë nëpër duart e organizatës. Që në momentet e para, Eljona të jep ndjesinë e një lidereje që ka mësuar të dëgjojë po aq sa të flasë, një grua që i njeh nga afër pabarazitë dhe plagët sociale, por që beson fort se çdo komunitet ka brenda vetes burime që mund të rilindin. Biseda me të shpalos një udhëtim të gjatë profesional e njerëzor, nga fëmijëria e viteve ’80, pasioni për ndryshim shoqëror dhe përballja me sfidat e dekadave të fundit. Kjo intervistë është një ftesë për të parë nga brenda lidershipin e një organizate që punon aty ku sfidat janë më të mëdha; tek gratë, të rinjtë dhe komunitetet më vulnerabël.

Ju keni vite të gjata në zhvillimin social dhe drejtimin organizativ. Cilat janë momentet që e kanë shenjuar më së shumti jetën tuaj profesionale?

Unë mendoj se karriera fillon të përcaktohet herët në jetë, në momentin kur njeriu shfaq dëshirat, talentet dhe prirjet e tij. Ndonjëherë mendojmë se ajo nis me punën e parë, por në fakt nuk është kështu. Që në fëmijëri, në vitet ’80, e ndieja se doja të bëja diçka që mund të ndryshonte jetët e njerëzve, sepse vija re pabarazitë dhe ato më shqetësonin. Edhe zgjedhjen e degës së universitetit e bëra duke menduar këtë drejtim.

Më pas, gjatë rrugës profesionale, kuptova se më interesonte jo vetëm ndryshimi tek individi, por transformimi shoqëror dhe komunitar. Kjo e përcaktoi edhe rrugën që doja të ndiqja: një qasje më multidisiplinore: sociologji, psikologji, ekonomi, menaxhim biznesi dhe organizative.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0