OTP Bank Albania inauguroi një degë të re në godinën DownTown, në zemër të Tiranës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin e rrjetit të degëve sipas standardeve më të fundit të Grupit OTP.
Me një rrugëtim të nisur nga viti 2025 edhe kjo degë e re pasqyron një qasje moderne në shërbimin bankar, – ku degët nuk konceptohen më thjesht si pika shërbimi, por si hapësira funksionale dhe mikpritëse, të dizenjuara për të përmirësuar ndërveprimin dhe përvojën e klientit. Me fokus tek cilësia, komoditeti dhe thjeshtësia, OTP Bank Albania i qëndron besnike investimit në një model që ndërthur praninë fizike me standardet më të mira si: shërbimi, organizimi dhe komunikimi.
Gjatë eventit të inaugurimit, z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, theksoi: “Strategjia jonë është të jemi një bankë model për të gjithë klientët. Degët e reja ofrojnë më shumë privatësi, më shumë hapësira digjitale dhe një cilësi më të lartë shërbimi si për klientët, ashtu edhe për stafin. Synimi ynë është të bëhemi një nga bankat më të mëdha në vend dhe njëkohësisht më e mira për sa i përket shërbimit ndaj klientit.”
Hapja e kësaj dege përkon me 7-vjetorin e ardhjes së Grupit OTP në Shqipëri, një ndër grupet lider në tregun fianciar në Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE). Që prej hyrjes në treg, Grupi ka treguar angazhimin e tij për rritje dhe e konsideron Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për investime. OTP Bank Albania po modernizon infrastrukturën e saj IT dhe atë digjitale, përfshirë sistemin e mobile banking dhe pagesave, duke u pozicionuar në pararojë të inovacionit digjital.
Shella në fjalën e tij shtoi: “Ajo çka na bën unik është ndërtimi i marrëdhënieve të forta dhe transparente me klientët. Investimet tona përgjatë vitit 2026 do të vazhdojnë si në zgjerimin e rrjetit të degëve, ashtu edhe në forcimin e burimeve njerëzore, duke siguruar cilësinë më të lartë të stafit në sistemin bankar.”
Dega e re DownTown në Bulevardin Bajram Curri ofron shërbime për klientët nga e hëna në të shtunë, duke sjellë një ambient modern bankar që forcon angazhimin afatgjatë të OTP Bank Albania për inovacion dhe rritje të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto