OSHEE publikon të dhënat e tetorit: u arkëtuan 5.1 miliardë lekë

OSHEE publikon të dhënat e tetorit: u arkëtuan 5.1 miliardë lekë


Kompania ka regjistruar tejkalim të planit sa i takon të ardhurave, por edhe humbjeve fizike të parashikuara. Niveli i arkëtimeve në total, si 10-mujor ka arritur në rreth 54.8 miliardë lekë ndërsa vetëm në muajin tetor rezulton të jenë arkëtuar 5.1 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë 10-mujore të vitit 2014, arkëtimet janë rritur me 42% ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 71% më shumë.

Gjithashtu OSHEE konstaton se vendosmëria për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike po sjell ulje të forta në nivelin e humbjeve fizike në rrjet.

“Në tetor 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.9%. Krahasuar me tetorin 2014 kemi 4.6 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 16.1% më pak humbje”, thuhet në njoftimin e operatorit.

/Shekulli/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0