Oscars 2020 pati renditjen më të ulët në historinë e shfaqjeve

Oscars 2020 pati renditjen më të ulët në historinë e shfaqjeve


Ceremonia e 92-të e çmimeve Oscar pati rreth 23.6 milionë shikues të ABC gjatë mbrëmjes së 9 shkurtit, një standard shumë i ulët për natën më të rëndësishme të Hollywood-it.

Shfaqja pësoi 20% ulje të shikueshmërisë krahasuar më vitin e kaluar, i cili pati 29.6 milionë shikues. Shfaqja me shikueshmërinë më të ulët deri më tani, ka qenë ajo e vitit 2018, e cila pati 26.5 milionë shikues.

Renditjet më të ulëta për një nga netët më të rëndësishme të argëtimit në botë, gjithsesi janë më të larta sesa renditja e shumicës së programeve televizive, por mbeten larg ideales. Vetëm 6 vite më parë, ceremonia e çmimeve Oscar pati 40 milionë shikues.

Shumë faktorë ndikuan në shikueshmërinë e ulët që nga kohëzgjatja e show-t deri tek opsionet e tjera televizive që mund të zgjidhnin shikuesit për të parë. Gjithashtu, ka ndikuar edhe fakti që disa prej pjesëmarrësve më të mëdhenj, siç ishte “Avengers: Endgame” nuk fituan asnjë çmim të madh.

Lexo këtu: Çfarë ndodhi me Netflix në mbrëmjen e Oscar

Renditjet e ulëta të Oscar po ndjekin trendin që ka ndodhur edhe me çmimet Grammy dhe Emmy, të cilat kanë pësuar ulje shikueshmërie së fundmi.

Çmimet Oscar të këtij viti e tepruan edhe me kohën, duke zgjatur 33 minuta më shumë nga koha e planifikuar. Shumë shikues ndërruan kanalin gjatë orës së fundit së shfaqjes.

“Gjatë gjysmës së kohës televizive, çmimet Oscar i ngjanin një treni që kishte dalë nga binarët”, shkruan për Variety, Caroline Framke, kritike televizive.

Përveç rënies në renditje, nata e çmimeve Oscar ishte historike për Hollywood-in falë “Parasite”, që fitoi çmimin për fotot më të mira. Trilleri i Koresë së Jugut, drejtuar nga Bong Joon Ho, është filmi i parë jo-anglisht dhe filmi i parë i Koresë së Jugut që fitoi çmimin për foton më të mirë.

Ceremonia gjithashtu përfshiu shumë numra muzikorë dhe një monolog në hapje nga Steve Martin dhe Chris Rock. Emra të mëdhenj fituan çmimet të mëdha duke përmendur Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë suportues me rolin e tij në filmin “Once Upon a Time… In Hollywood” dhe Joaquin Phoenix fitoi çmimin si aktori më i mirë për performancën e tij në filmin “Joker”.

CNN Business

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0