Organizatorja e StartUP Live: duhet zgjuar rinia shqiptare

Organizatorja e StartUP Live: duhet zgjuar rinia shqiptare


Intervistë me Faola Hodaj, organizatore e StartUp Live #7

Si janë idetë e këtij viti në lidhje me idetë e viteve paraardhëse.

Mendoj se është e njëjta linjë. Pra, janë të bazuara tek ICT. Kështu ndonëse ndonjëherë duhet të fokusohemi në gjëra që me të vërtetë mund të ketë nevojë Shqipëria, e kthejmë syrin më shumë nga Europa. Por,  kemi risi sepse një grup do që të bashkëpunojë me qeverinë.

Pra, StartUp Live jo domosdoshmërisht pranon vetëm ide brenda ICT?

Ne e kemi hapur fushën sepse mendojmë se tregu shqiptar ka nevojë për shumë fusha dhe nuk mund ta kufizojmë vetëm me teknologjinë e informacionit. Për më tepër që për ICT ka shumë konkurse dhe evente. Ne jemi pjesë e rrjetit, por pse të mos u japim mundësinë që ata të lëvizin në profilet e tyre.

Nga cilët sektorë do të donit t’i shihnit startup-et e tjera që mungojnë ose janë në numër të vogël?

Shqipëria ka shumë nevojë në turizëm. Edhe në bizneset sociale duhet akoma më shumë angazhim dhe mund për t’i mbajtur, për të gjetur kapitalin për vitet e para dhe më pas për të bashkëpunuar me të tjerët.

Është hera e 7 që StartUp Live zhvillohet. A u përmbushën pritshmëritë në këtë edicion?

Pritshmëritë e mia ishin më të larta në këtë edicion, ndonëse çdo vit mësoj që rinia shqiptare është pak “e përgjumur” dhe duhet “tundur”. Por, pritshmëritë ishin më të larta sepse po ofrojmë gjëra më të mëdha. Eventi i motivoi pasi patën mundësi takimi dhe përfshirje. Edhe konsulenca financiare, ligjore, e kurse falas,  janë me vlerë për ta.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0