Optimisti, kush është ai?! - Business Magazine Albania

Optimisti, kush është ai?!


“Çdo gjë është e mundur”.

Shpesh, shumë shpesh i dëgjojmë këto fjalë, sidomos nëpër seminaret motivuese.

Por a qëndron, a është me gjithë mend kaq e thjeshtë?

Jeta nuk është fushë me lule, jo gjithë njerëzit janë të mirë, jo gjithë situatat janë ato që presim. Megjithatë, në të njëjtat kushte dikush arrin shumë më tepër se dikush tjetër, pavarësisht se të dy mund të jenë pozitivë, pavarësisht se të dy nuk janë të rrethuar me negativitet.

 Atëhere ku qëndron ndryshimi mes të dyve?

Optimisti është më tepër se pozitiv, ai është realist, shpesh mund të ketë shumë rezerva para se të hedhë një hap drejt asaj që dëshiron.

Optimisti e kupton shumë mirë realitetin. Ai thjesht bën gjithçka për të arritur atë çfarë dëshiron, ai punon shumë më tepër se kushdo tjetër.

Optimisti nuk e pranon “jo”-në dhe dështimin shumë lehtë, ai nuk dorëzohet.

Optimisti nuk pret zgjidhjen vetëm nga mendimet pozitive, pavarësisht se vetë mund të jetë shumë pozitiv, por ai gjithmonë studion çdo rast, sheh me vemendje gjithë mundësitë që ofron realiteti për të gjetur alternativën më të mirë brenda situatës ku ndodhet.

Optimisti e ka shumë të qartë që pavarësisht pozitivitetit apo optimizmit që ka, jeta nuk ofron asnjë gjë në pjatë.

Optimisti e ka të qartë që jeta na ofron në atë pjatë shumë padrejtësira, por optimisti me vendosmërinë e vet nuk heq dorë, pasi për të çdo gjë ka një zgjidhje, por për të arritur tek kjo zgjidhje duhet të punojë shumë më tepër se të tjerët.

Optimisti ka pritshmëri pozitive për të ardhmen, pritshmëri të bazuara në realitet dhe tek përvojat e jetës.

A ndihmon mendimi pozitiv; absolutisht, nëse nuk ngelet thjesht një ëndërr pozitive.

Unë i besoj shumë fatit. Sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.

–  Thomas Jefferson –

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0