Operatorët e telefonisë drejt kontratave më të mira me klientët - Business Magazine Albania

Operatorët e telefonisë drejt kontratave më të mira me klientët


Kontratat e klientëve me operatorët e telefonisë pritët të përmirësohen. Në një nismë të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike (AKEP) për mbrojtje të konsumatorëve, parashikohet të bëhen saktësime në kontratat me përdoruesit e shërbimeve celulare dhe operatorët e telefonisë.

Ndryshimet pritet të bëhen në Ligjin Nr.9918/2008,”Për komunikimet elektronike” ku parashikohen: mbrojtja e të drejtave të përdoruesve dhe detyrimi i operatorëvë për të qenë transparentë. Publikimi i informacionit, kontratat e pajtimtarëve, regjistrimi i pajtimtarëve, mbrojtja e të dhënave personale, cilësia e shërbimeve e faturimin janë disa prej detyrimeve të operatorëvë ndaj çdo klienti.

Lexo: AKEP jep OK për shitjen e Telekom Albania tek Albanian Telecom Invest

Sipas propozimeve paraprake  të AKEP, në kontratat e reja pritet të ketë më shumë saktësime për kohëzgjatjen, rinovimin dhe përfundimin e kontratës me klientin; rregulla për kontratat në largësi; saktësimin e të dhënave të pajtimtarëve dhe krijimin e bazës së të dhënave për Numëratorin Telefonik.

Kritere në rritje ka për cilësinë e shërbimit të aksesit në Internet; shërbimin e emergjencës, përcjelljen e informacionit të vendndodhjes së pajtimtarit. Pjesë e rishikimit do të jetë edhe ajo e detyrimeve specifike për shërbimet me parapagim, afati i paketës së aktivizuar, saktësi në faturim etj.

Ndryshimet prekin edhe procesin për krijimin e bazës së të dhënave për regjistrim “Do Not Call Me”, për thirrjet e pa kërkuara nga kompanitë e marketingut direkt.

Me këto ndryshime, Autoriteti pritet të plotësojë rregullin ligjor, sipas standardit të vendeve të Bashkimit Europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0