Operacionet solide, mundësi investimi për të ardhmen, Huawei publikon Raportin Vjetor të 2021 - Business Magazine Albania

Operacionet solide, mundësi investimi për të ardhmen, Huawei publikon Raportin Vjetor të 2021

Huawei

Huawei ka publikuar raportin vjetor të kompanisë për vitin 2021 dhe performanca e tij ishte në përputhje me parashikimet financiare të planit të biznesit. Sipas raportit, Huawei arriti 100 miliardë dollarë  të ardhura në vitin 2021 dhe 18 miliardë dollarë fitime neto, një rritje prej 75.9% nga viti i kaluar. Shpenzimet e kompanisë për Kërkim dhe Zhvillim arritën në 22.4 miliardë dollarë në vitin 2021, duke përfaqësuar 22.4 % të të ardhurave të saj totale dhe  duke e çuar shpenzimin total gjatë 10 viteve të fundit në mbi 133 miliardë dollarë. Për të pasur konkurrencë afatgjatë në treg, Huawei do të vazhdojë të investojë në fushën e digjitalizimit, transformimit inteligjent dhe emetimit të karbonit.

Konferenca për shtyp u mbajt nga drejtori ekzekutiv i Huawei, z.Guo Ping. Në fjalën e tij ai u shpreh: “Në përgjithësi, performanca jonë ishte në përputhje me parashikimin. Biznesi ynë i operatorëve mbeti i qëndrueshëm, biznesi ynë i sipërmarrjes përjetoi rritje të qëndrueshme dhe biznesi ynë i konsumatorit u zgjerua shpejt në fusha të reja.” Ndër të tjera ai theksoi: “Duke u mbështetur në talentin, kërkimin shkencor dhe një frymë novatore, ne do të rrisim vazhdimisht investimet për të riformuar modelet tona për teoritë themelore, arkitekturën dhe softuer, dhe të ndërtojmë konkurrencën tonë afatgjatë.”

 

Në vitin 2021, biznesi i operatorëve të Huawei gjeneroi 44.2 miliardë dollarë të ardhura dhe ndihmoi operatorët në mbarë botën të vendosin rrjetet kryesore 5G. Rezultatet e testimit të palëve të treta kanë zbuluar se rrjetet 5G të ndërtuara nga Huawei për klientët në 13 vende, duke përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Finlandën, Holandën, Korenë e Jugut dhe Arabinë Saudite, ofrojnë përvojën më të mirë të përdoruesit. Duke punuar me operatorë dhe partnerë, Huawei ka nënshkruar më shumë se 3000 kontrata komerciale për aplikacionet industriale 5G. Këto lloj aplikacionesh 5G aktualisht po shohin përdorim komercial në shkallë të gjerë në sektorë si prodhimi, miniera, fabrikat e hekurit dhe çelikut, portet dhe spitalet.

Falë tendencave të vazhdueshme të transformimit dixhital, biznesi i ndërmarrjeve të Huawei gjithashtu u rrit me shpejtësi, duke gjeneruar 16.1 miliardë dollarë të ardhura gjatë vitit 2021. Vitin e kaluar, Huawei lançoi 11 zgjidhje të bazuara në skenarë për sektorë kyç si qeveria, transporti, financat, energjia dhe prodhimi. Mbi 700 qytete dhe 267 kompani të Fortune Global 500 kanë zgjedhur Huawei si partnerin e tyre të transformimit digjital dhe Huawei tani punon me më shumë se 6000 partnerë shërbimi dhe operimi në mbarë botën.

Lexo: Huawei, sponsori kryesor i eventit Demo Day nga Tirana Inc

Biznesi i konsumatorit i Huawei u bazua në dëshirat dhe nevojat e konsumatorëve, duke ndërtuar më tej ekosistemin global për një epokë të zgjuar, të lidhur me të gjitha, si pjesë e strategjisë të kompanisë Seamless AI Life për konsumatorët në mbarë botën. Ky biznes gjeneroi 38.3 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021 dhe vazhdoi të shihte rritje të qëndrueshme të shitjeve në pajisjet inteligjente të veshjes, ekranet inteligjente, kufjet e vërteta stereo me valë (TWS) dhe Shërbimet Mobile Huawei (HMS). Në veçanti, segmentet e ekraneve inteligjente të veshjes dhe smart panë rritje prej 30% nga viti i kaluar.

Pavarësisht sfidave që ka hasur, Huawei ka krijuar vlerë për klientët dhe partnerët e tij. Bashkëpunimi me partnerët globalë e ka ndihmuar për të përmirësuar performancën e biznesit dhe për të forcuar themelet e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0