OpenAI zbulon më shumë detaje për marrëveshjen me Pentagonin - Business Magazine Albania

OpenAI zbulon më shumë detaje për marrëveshjen me Pentagonin

OpenAI zbulon më shumë detaje për marrëveshjen me Pentagonin
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

CEO i OpenAI, Sam Altman, e pranoi vetë se marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes ishte “e nxituar” dhe se “nga jashtë nuk duket mirë”.

Ngjarjet morën kthesë të shpejtë pasi negociatat mes kompanisë Anthropic dhe Pentagonit dështuan. Presidenti Donald Trump urdhëroi agjencitë federale të ndalonin përdorimin e teknologjisë së Anthropic pas një periudhe tranzicioni 6-mujore, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e cilësoi kompaninë si rrezik për zinxhirin e furnizimit. Pak më pas, OpenAI njoftoi se kishte arritur një marrëveshje për përdorimin e modeleve të saj në ambiente të klasifikuara. Kjo ngriti menjëherë pyetje: Nëse Anthropic kishte vendosur “vija të kuqe” për moslejimin e përdorimit të teknologjisë në armë plotësisht autonome apo survejim masiv të brendshëm, dhe OpenAI pretendon të njëjtat kufizime, si arriti OpenAI marrëveshjen kur Anthropic jo?

Për t’iu përgjigjur kritikave, OpenAI publikoi një shpjegim zyrtar në blogun e saj. Kompania thekson se modelet e saj nuk mund të përdoren për:

  • survejim masiv të brendshëm,
  • sisteme armësh autonome,
  • vendime automatike me ndikim të lartë, si p.sh. sisteme të tipit “social credit”.

Sipas OpenAI, ndryshe nga kompani të tjera që mbështeten kryesisht te politikat e përdorimit, ajo aplikon një qasje me disa shtresa sigurie. Kjo përfshin kontroll të plotë mbi mekanizmat e sigurisë, përdorim përmes cloud-it, përfshirjen e stafit të autorizuar të OpenAI në proces dhe mbrojtje të forta kontraktuale, përveç ligjeve ekzistuese amerikane.

Lexo edhe:Uljan Sharka ndërton një nga superkompjuterët më të mëdhenj për Inteligjencën Artificiale

Megjithatë, kritikat nuk munguan. Gazetari Mike Masnick nga Techdirt argumentoi se gjuha e kontratës lejon survejim të brendshëm, pasi përmend përputhshmërinë me Urdhrin Ekzekutiv 12333, një kuadër ligjor që, sipas tij, përdoret për të mbledhur komunikime jashtë SHBA-së, edhe kur ato përfshijnë qytetarë amerikanë. Nga ana tjetër, Katrina Mulligan, drejtuese e partneriteteve për sigurinë kombëtare në OpenAI, deklaroi se debati po thjeshtohet tej mase. Sipas saj, nuk është vetëm një klauzolë kontrate ajo që mbron qytetarët, por arkitektura teknike e vendosjes së teknologjisë. Duke ofruar modelet vetëm përmes API-ve në cloud, OpenAI pretendon se ato nuk mund të integrohen drejtpërdrejt në sisteme armësh apo pajisje operative.

Edhe Altman reagoi publikisht, duke pranuar se marrëveshja u bë me shpejtësi dhe solli reagime negative, madje për një moment, aplikacioni Claude i Anthropic kaloi ChatGPT në renditjen e App Store të Apple. Por ai shpjegoi se synimi ishte të ulej tensioni mes qeverisë dhe industrisë së AI.

“Nëse kjo çon në një ulje të përshkallëzimit mes Departamentit të Mbrojtjes dhe industrisë, do të dukemi si një kompani që mori mbi vete kosto për të mirën e sektorit. Nëse jo, do të vazhdojmë të shihemi si të nxituar,” tha Altman.

Debati mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin e mbrojtjes mbetet i hapur, mes premtimeve për siguri dhe shqetësimeve për privatësinë dhe etikën.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0