OpenAI synon fonde sovrane të Lindjes së Mesme për një raund investimesh prej miliarda dollarësh - Business Magazine Albania

OpenAI synon fonde sovrane të Lindjes së Mesme për një raund investimesh prej miliarda dollarësh

OpenAI synon investime nga fondet sovrane të Lindjes së Mesme për një raund financiar multimiliardësh

OpenAI është në bisedime me fonde sovrane të pasurisë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të siguruar investime në kuadër të një raundi të ri financimi me vlerë shumë miliarda dollarë.

Sipas një burimi të njohur me diskutimet, raundi i financimit pritet të arrijë rreth 50 miliardë dollarë, megjithëse shifrat mund të ndryshojnë dhe ende nuk janë nënshkruar marrëveshje përfundimtare (term sheets). Burimi kërkoi të mbetet anonim për shkak të natyrës konfidenciale të negociatave. Diskutimet u raportuan fillimisht nga Bloomberg.

Lexo edhe: Trump thotë se është arritur një marrëveshje për Groenlandën, anulon tarifat e reja ndaj Europës

CEO i OpenAI, Sam Altman, ndodhet aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedimet me investitorët potencialë. Sipas burimit, raundi i financimit pritet të mbyllet gjatë tremujorit të parë të vitit.

OpenAI u bë katalizator i bumit global të inteligjencës artificiale pas lançimit të chatbot-it ChatGPT në vitin 2022 dhe që prej asaj kohe është shndërruar në një nga kompanitë tregtare me rritjen më të shpejtë në botë. Kompania ka mbledhur miliarda dollarë investime për të përshpejtuar zhvillimin e modeleve të reja të AI dhe për të zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve.

Gjatë vitit të kaluar, OpenAI mbylli një raund financimi prej 40 miliardë dollarësh, të udhëhequr nga SoftBank, duke u cilësuar si raundi më i madh privat i financimit në historinë e teknologjisë. Në këtë raund morën pjesë gjithashtu investitori kryesor Microsoft, si dhe fondet Coatue, Altimeter dhe Thrive.

Në tetor, OpenAI finalizoi gjithashtu një shitje aksionesh prej 6.6 miliardë dollarësh, duke e çuar vlerësimin e kompanisë në rreth 500 miliardë dollarë, një shifër që e pozicionon atë ndër kompanitë private më të vlefshme në botë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0