OpenAI prezanton ChatGPT Pulse për të sjellë raporte të personalizuara - Business Magazine Albania

OpenAI prezanton ChatGPT Pulse për të sjellë raporte të personalizuara

OpenAI prezanton ChatGPT Pulse për të sjellë raporte të personalizuara

OpenAI ka prezantuar një funksion të ri brenda ChatGPT të quajtur Pulse, i cili gjeneron raporte të personalizuara për përdoruesit gjatë natës. Pulse ofron nga pesë deri në dhjetë përmbledhje që i ndihmojnë njerëzit të informohen shpejt për ditën e tyre, duke synuar që ChatGPT të bëhet gjëja e parë që kontrollohet në mëngjes, njësoj si rrjetet sociale apo aplikacionet e lajmeve.

Ky funksion është pjesë e një ndryshimi më të gjerë në produktet e konsumit të OpenAI, të cilat po projektohen për të funksionuar në mënyrë asinkrone dhe jo vetëm për t’iu përgjigjur pyetjeve. Veçori si ChatGPT Agent apo Codex e bëjnë ChatGPT të ndjehet më shumë si një asistent i vërtetë sesa thjesht një chatbot. Me Pulse, duket se OpenAI dëshiron ta bëjë ChatGPT më proaktiv. “Ne po ndërtojmë inteligjencë artificiale që sjell nivelin e mbështetjes, të cilin deri më sot e përballonin vetëm më të pasurit, dhe po e bëjmë të aksesueshme për të gjithë,” tha Fidji Simo, CEO i ri i Aplikacioneve në OpenAI. “ChatGPT Pulse është hapi i parë në këtë drejtim,  duke nisur me përdoruesit Pro, me synimin që më vonë t’i ofrohet të gjithëve.”

Kostoja dhe lançimi fillestar

CEO i OpenAI, Sam Altman, deklaroi këtë javë se disa prej produkteve të reja “me konsum të lartë kompjutimi” do të kufizohen për planet më të shtrenjta të abonimit,  dhe Pulse është një prej tyre. Duke filluar nga e enjtja, Pulse do të jetë i disponueshëm për abonentët e planit Pro, që kushton 200 dollarë në muaj, si një skedë e re në aplikacionin ChatGPT. OpenAI synon që në të ardhmen t’ua ofrojë këtë funksion të gjithë përdoruesve, duke nisur me abonentët Plus, por së pari duhet ta bëjë më efikas për shkak të kufizimeve të serverëve aktualë.

Lexo edhe:Meta lançon “Vibes”, një feed videosh të shkurtra të gjeneruara nga AI

Si funksionon Pulse

Raportet e Pulse mund të jenë përmbledhje lajmesh për një temë të caktuar, për shembull, një ekip sportiv, ose brief-e më personalizuara bazuar në kontekstin e përdoruesit. Në një demonstrim për TechCrunch, Adam Fry, drejtues produkti në OpenAI, tregoi disa raporte që Pulse kishte krijuar për të:

  • një përmbledhje lajmesh për ekipin e futbollit Arsenal,

  • ide për kostume të përbashkëta Halloween për familjen,

  • dhe një itinerar udhëtimi miqësor për fëmijë në Sedona, Arizona.

Çdo raport shfaqet si një “kartë” me tekst dhe imazhe të gjeneruara nga AI. Përdoruesit mund të klikojnë për të parë raportin e plotë dhe të pyesin ChatGPT rreth përmbajtjes. Pulse do të gjenerojë automatikisht disa raporte, por përdoruesit mund edhe të kërkojnë raporte të reja ose të japin feedback.

Një element kyç është që Pulse ndalet pasi gjeneron disa raporte dhe shfaq mesazhin: “Kaq për sot.” Sipas Fry, kjo është një zgjedhje e qëllimshme për ta dalluar nga aplikacionet e tjera të optimizuara për angazhim pa fund.

Integrime dhe personalizim

Pulse lidhet me Connectors të ChatGPT, duke mundësuar integrimin me aplikacione si Google Calendar dhe Gmail. Kështu, mund të filtrojë email-et më të rëndësishme gjatë natës dhe t’i shfaqë në mëngjes, ose të krijojë një agjendë bazuar në takimet e kalendarit. Nëse përdoruesit kanë aktivizuar funksionin e Memory, Pulse mund të shfrytëzojë bisedat e mëparshme për t’i personalizuar raportet. Për shembull, Christina Wadsworth Kaplan, drejtuesja e personalizimit në OpenAI, tha se Pulse i sugjeroi itinerar vrapimi në Londër pasi kishte mësuar që ajo është një vrapuese pasionante. Gjithashtu, si pescetariene, Pulse i identifikon paraprakisht opsionet e menuseve që i përshtaten dietës së saj.

Një konkurrent i ri për aplikacionet e lajmeve?

Pulse potencialisht hyn në konkurrencë me produkte ekzistuese si Apple News, newsletter-et me pagesë apo mediat tradicionale. Megjithatë, OpenAI thotë se Pulse nuk ka për qëllim t’i zëvendësojë, por t’i plotësojë ato. Si edhe funksioni ChatGPT Search, Pulse ofron burime dhe lidhje direkte tek artikujt.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0