Online numri 17 i Revistës. Motivohu e informohu me Businessmag.al

Online numri 17 i Revistës. Motivohu e informohu me Businessmag.al


Në këto ditë të nxehta vere, mund të bëni pjesë të kohës tuaj të lirë artikujt e numrit 17-të të Business Magazine Albania.

Të gjithë ju që po pushoni dhe dëshironi të merrni një dozë motivimi, por edhe juve që jeni në zyrë dhe duhet të qëndroni të motivuar mund të lexoni në numrin tashmë online fjalimet më të mëdha motivuese ndër shekujt.

Motivimin mund ta gjeni në historitë e suksesit që po shënohen edhe në vendin tonë. Sipërmarrje të suksesshme, startupe që do t’ju surprizojnë me pasionin e veçantinë e të bërit biznes. Sipërmarrës në fushë e shërbimeve, sipërmarrës në bujqësi e shumë nisma që kanë në thelb teknologjinë e informacionit.

Ne kemi intervistuar të gjithë fituesit e “ICT Awards 2018” ndaj mund të zbuloni se çfarë po bëjnë ata në fushën e tekonologjisë.

Shkarkoni këtu numrin 17 të revistës

Në këtë numër do të shikoni se si në 5 vite, një sipërmarrje arrin të bëjë kapërcimin historik duke tërhequr vëmendjen e grupit më të madh investitor në vend. Flasim për Dyqan Taxi, i cili u ble së fundmi nga Grupi Balfin.

Në këto dite vere, mund të keni më shumë kohë për të lexuar libra. Nëse shfletoni online revistën do të zbuloni, çfarë po lexojnë disa prej sipërmarrësve në vend, si Samir Mane, Linda Shomo, Antonela Hako, Eglent Bici, Alketa Vejsiu e Edona Bilali.

Me një përmbledhje të zhvillimeve në vend, ju sjellim disa pjesë të realitetit shqiptar.

Krahas emigrimit, Shqipëria po përballet për herë të parë me uljen reale të popullsisë, nga ulja e lindjeve. Ekonomisti Koço Broka, në një intervistë për Businessmag.al fton qeverinë shqiptare të nisë me politikat e saj për të nxitur lindjen në vend, para se plakja e popullsisë të nisë të krijojë dëme në ekonomi.

Një debat “i nxehtë” prej muajsh është zhvlerësimi i euros. Në këtë numër mund të lexoni opinionet e dhëna për ne, nga ekonomistët Ilir Ciko dhe Pano Soko.

Se si pritet të jetë turizmi i këtij viti, na e tregon Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Turizmit dhe Flora Baba, kryeredaktore e Travel Magazine.

Për kë do të informohet çfarë po ndodh me tregun e bursës, kur pritet të jetë gati për një përdorim publik të gjerë, mund të lexoni artikullin ku flet Artan Gjergji, drejtues i Bursës  “ALSE”.

Si gjithmonë, në numrat e revistës nuk mungojnë shqiptarët që historinë e tyre të suksesit po e shkruajnë jashtë vendit dhe është një sukses që do të prekë patjetër Shqipëri-Kosovë e gjithë Ballkanin në këtë rast. Flasim për Lulzim Veliun, i cili me kompaninë në Gjermani, ka shtrirë tashmë nismën e tij edhe në Kosovë e Shqipëri, ku fillimisht po formohen të rinj adoleshentë.

Këto e shumë të tjera, ju ftojmë t’i lexoni, ndërsa jeni të mirëpritur për komente e sygjerime.

Shkarkoni këtu numrin 17 të revistës

BusinessMag, do të jetë gjithnjë përkrah jush, përkrah njerëzve si ju, për të promovuar zhvillimin pozitiv dhe ndikimin që sjell në jetën tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0