One Albania mbështet sipërmarrësit e ardhshëm të Tirana Inc., dhuron çmimin për Digital Innovation - Business Magazine Albania

One Albania mbështet sipërmarrësit e ardhshëm të Tirana Inc., dhuron çmimin për Digital Innovation

One Albania ka mbështetur Tirana Inc., inkubatorin e parë multiuniversitar në Shqipëri, dedikuar nxitjes së frymës së sipërmarrjes dhe fuqizimit të të rinjve dhe studentëve. Në një ceremoni përmbyllëse Tirana Inc. ka përzgjedhur idenë më të mirë si dhe ka ndarë çmime, njëri prej të cilëve ishte edhe Digital Innovation Prize, i mundësuar nga One Albania për idenë që mbante titullin ‘Kinemorph’. 

Kinemorph synon të projektojë fasada kinetike inteligjente që ofrojnë qëndrueshmëri të lartë, duke kursyer energji, në një marrëdhënie simbiotike midis arkitekturës dhe teknologjisë së informacionit. 

“Mbështetja e Tirana Inc. përputhet në mënyrë të përsosur me vizionin e One Albania për të ushqyer talentin dhe nxitjen e inovacionit në vendin tonë. Ne besojmë në potencialin e sipërmarrësve të rinj dhe jemi të përkushtuar t’u ofrojmë burimet dhe mentorimin që u nevojiten për të pasur sukses.”- tha Brano Djurovic, CEO i One Albania, i cili ishte edhe pjesë e jurisë.

Lexo edhe:Kohorta e dytë e “Tirana Inc.” mbyllet me sukses – Startup-et shkëlqejnë në Demo Day me ide inovative!

Më herët studentët e Tirana Inc. kanë vizituar ambientet e One Albania ku kanë prezantuar idetë e tyre si dhe kanë marrë sugjerime dhe udhëzime nga profesionistë të kompanisë rreth sfidave me të cilat ata po haseshin. Idetë e studentëve përfshinin një gamë të gjerë industrish, duke nisur nga teknologjia, transporti, shëndeti, dhe aspekte të tjera, që lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve. 

Si një kompani e përkushtuar ndaj inovacionit dhe zhvillimit të komunitetit, partneriteti i One Albania me Tirana Inc. është një tjetër dëshmi e dëshirës sonë për të fuqizuar brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe liderëve të biznesit në Shqipëri. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0