One Albania mbështet kalendarin e eventeve sportive në Vlorë - Business Magazine Albania

One Albania mbështet kalendarin e eventeve sportive në Vlorë

One Albania mbështet kalendarin e eventeve sportive në Vlorë

Mbështetja e komunitetit lokal përmes investimeve në infrastrukturën teknologjike si dhe krijimit të hapësirave argëtuese dhe sportive janë fokusi i kompanisë One Albania për qytetin e Vlorës. Në një takim të Drejtorit Ekzekutiv të One Albania, Brano Djurovic me Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, Djurovic nënvizoi angazhimin e One Albania ndaj nismave të rëndësishme zhvilluese për qytetin bregdetar.

Si partnerë strategjikë të nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Albania, All Senses”, One Albania ka sponsorizuar një sërë aktivitetesh në Vlorë, Qytetin Evropian të Sportit. Veçanërisht e rëndësishme ka qenë mbështetja e arenës sportive FanZone në këtë qytet, që është mbushur me pjesëmarrës dhe turistë gjatë gjithë EURO 2024. 

Lexo edhe:“Në Fshat 2”: Promovimi i produkteve turistike në fshatin Zogaj

 Mbulimi me rrjetin më të mirë celular One Albania në Rivierën Shqiptare, shumë i rëndësishëm gjatë sezonit të vrullshëm të verës, ka garantuar lidhje të pandërprerë për banorët dhe turistët.

Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur infrastrukturën teknologjike dhe zhvillimin e Vlorës përmes rrjetit tonë  të avancuar dhe shërbimeve të përshtatura. Investimet tona janë krijuar për të përmbushur nevojat unike të qytetarëve dhe bizneseve, duke luajtur një rol kyç në rrugëtimin e Vlorës drejt shndërrimit në një qendër turistike rajonale me shërbime në çdo skaj të rivierës. Jemi shumë të gëzuar që jemi  partnerë të kalendarit të aktiviteteve sportive që po kulmojnë me FANZONE Vlora, duke sjellë më shumë aktivitete dhe argëtim për të gjithë.”- tha Brano Djurovic, Drejtor Ekzekutiv i One Albania. 

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme, në një kohë kur Vlora veç turizmit të shtuar, mori edhe stafetën për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2024. 

Jemi shumë mirënjohës ndaj kompanisë One Albania për angazhimin e treguar përgjatë gjithë vitit. Ky ka qenë një vit shumë i ngarkuar me aktivitete, sidomos duke marrë parasysh që Vlora është Qyteti Evropian i Sportit. Vlerësojmë shumë partneritetin me One Albania, pasi kontribute të tilla e kthejnë Vlorën në një portë të hapur për të gjithë turistët, duke ndarë imazhin e një qyteti të pastër e mikpritës, me infrastrukturë e hoteleri moderne, bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëz bujarë.”- tha kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. 

Përtej mbulimit të plotë me shërbim celular në çdo skaj të bregdetit shqiptar, pritet të vijojnë projektet dhe investimet strategjike të One Albania për të zhvilluar infrastrukturën që i vjen në ndihmë komunitetit dhe bizneseve lokale, në qytetin e Vlorës.

One Albania mbështet kalendarin e eventeve sportive në Vlorë

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0