Oksford nxjerr vaksinën kundër kancerit, bazuar në teknologjinë e vaksinës anticovid - Business Magazine Albania

Oksford nxjerr vaksinën kundër kancerit, bazuar në teknologjinë e vaksinës anticovid

vaksinë kundër kancerit

Pasi krijoi një prej vaksinave kundër Covid, ekipi i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar edhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit.

E kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.

Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit. Profesor Adrian Hill, drejtor i Universitetit Jenner pranë këtij Universiteti tha se, “vaksina e re ka potencialin ta ndryshojë rrënjësisht trajtimin kundër kësaj semundjeje”. Ajo bazohet mbi një njëjtën teknologji vektori që u përdor për vaksinën anti Covid të Oksfordit dhe AstraZenecas.

Materiali genetik i përcjellë në këtë mënyrë e nxit trupin t’u përgjigjet molekulave të njohura si proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit.

skynews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0