OKB paralajmëron: Globi drejt katastrofës, ngrohja globale kërcënon jetët e njerëzve - Business Magazine Albania

OKB paralajmëron: Globi drejt katastrofës, ngrohja globale kërcënon jetët e njerëzve

ngrohja globale

Sipas një raporti të ri të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katrastrofale”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, thotë se nga ngrohja globale kërcënon një “humbje masive e jetëve të njerëzve.”

Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agjencisë së Klimës të OKB-së arrin në përfundimin, se “bota ndodhet në një rrugë katastrofale në drejtim të ngrohjes globale 2,7 gradë Celcius.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Humbje masive e jetëve të njerëzve

Nga 191 vende pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Parisit vlerësohet e premtohet, se ngrohja globale duhet të kufizohet nën 2 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale. Më së miri në bazë të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ajo duhet të kufizohet në 1,5 gradë. Kjo kërkon reduktimin masiv të emetimit të gazrave karbonikë. Nëse ky objektiv nuk arrihet, kërcënon “humbje masive e jetëve të njerëzve dhe bazës jetësore”, paralajmëroi Guterres.

Raporti i OKB-së pas verifikimit të objektivave kombëtare arrin në konkluzionin, se emetimet e gazrave karbonikë në fund të kësaj dekade, do të jenë 16% më të larta se në vitin 2010. “Të gjitha shifrat e përgjithshme të emetimeve të gazrave karbonikë lëvizin në drejtim të gabuar”, tha drejtuesja e OKB-së për klimën, Patricia Espinosa. Në bazë të Marrëveshjes së Parisit, vendet duhet të verifikonin objektivat e tyre deri në fund të vitit 2020. Por deri në korrik të këtij viti vetëm 113 vende kanë ofruar të dhënat shqyrtuara rishtazi.

Lexoni: OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

“…ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”

Me këto të dhëna të reja të vendeve, emetimet e këtij grupi, ku bën pjesë BE dhe SHBA do të uleshin deri në vitin 2030 me 12% krahasuar me 2010-n. Kjo është një “shkëndijë shprese”, por që nuk e ndryshon “pamjen e errët të përgjithshme”, thekson Espinosa.

Guterres paralajmëroi krerët e shteteve dhe qeverive gjashtë javë para Konferencës Botërore të Klimës në Glasgou të bëjnë më shumë. “Ka ardhur koha që krerët e shteteve dhe qeverive të ngrihen e veprojnë, ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”, tha ai. Këtij apeli iu bashkangjit edhe presidenti amerikan, Joe Biden. “Ne duhet të paraqesim në Glasgou qëllimet tona më ambicioze”, tha ai. “Koha po na mbaron.”

Muajin e kaluar Këshilli Botëror i Klimës, IPCC kishte bërë të ditur, se ngrohja globale me 1,5 gradë Celcius mund të arrihet që në 2030, një dekadë më parë se pritej.

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0