Ogerta Manastirliu: Nga dita e premte, urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës. - Business Magazine Albania

Ogerta Manastirliu: Nga dita e premte, urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi disa masa të reja në një njoftim përshtyp:

  • 27 mjekët e testuar për Covid-19, në Sptalin e Fierit kanë rezultuar negativ.
  • Po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve, në strukturën e reanimacionit, ndërsa është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT.

Lexo: Kryeministri: Administrata gjobë 3 muaj rrogë nëse shkon me makinë në punë

  • Po punohet intensivisht nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik dhe të gjithë epidemiologët të njësive të kujdesit shëndetësor kudo në vend në gjurmimin e kontakteve dhe kryerjen e udhëzimeve sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
  • Në zbatim të planit të miratuar nga Komiteti Teknik dhe Taskforca, është vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT-së, për të krijuar zonat sanitare, të sigurta për pacientët, të cilët trajtohen në spitale jo për Covid-19, shërbimi i kirurgjisë së urgjencës dhe ndërhyrjeve kirurgjikale për Patologjitë Malinje përkatësisht: Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës duke filluar nga dita e premte.
  • Spitalet Rajonale dhe bashkiake do të vazhdojnë të ofrojnë urgjencat kirurgjikale siç kanë bërë deri sot.
  • Po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve me ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuar.
  • Për të moshuarit mbi 65 vjeç që nuk kanë familjarë apo fëmijë afër tyre do t’u mundësohet ofrimi i medikamenteve në banesë sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet.

Lexo: Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin

  • Ka filluar trajnimi i vullnetarëve mjekë dhe infermierë, për t’iu bashkuar shërbimeve shëndetësore në vend. Ka filluar trajnimi i skuadrave të vullnetarëve në Universitetin e Vlorës dhe trajnimi i stafeve në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0