Oda e Afarizmit të Kosovës, letër Ramës e Kurtit: Lehtësoni qarkullimin për bizneset ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë 

Oda e Afarizmit të Kosovës, letër Ramës e Kurtit: Lehtësoni qarkullimin për bizneset ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë 


 

Oda e Afarizmit e Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrave përkatës të të dyja vendeve, për krijimin e lehtësive në qarkullim për bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës.

Lexo: Suksesi “brenda natës” i platformës Zoom zgjati 9 vite

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi që të krijohen lehtësi tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, për bizneset nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas OAK, kjo është më se e domosdoshme, në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve, ndërsa në Kosovë ka kërkesë për to dhe anasjelltas.

“Kërkesë e OAK-ut është krijimi i lehtësive tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, që është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, e sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve, ndërsa në Kosovë ka kërkesë për këto produkte dhe anasjelltas”, thuhet në letrën e OAK-ut.

Kjo letër është bërë me kërkesë të bizneseve tregtare, për shkak të pengesave të qarkullimit që janë krijuar si rezultat i pandemisë.

Kërkesa nga Oda e Afarizmit të Kosovës u është dërguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti. si dhe ministrave përkatës të Shqipërisë dhe Kosovës.

Lexo: Vendet aziatike po kalojnë një valë të dytë infektimesh, pasi ulën masat drastike. E njëjta gjë mund t’i ndodhë Evropës

Në fund, kjo Odë kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare t’iu krijohen lehtësi për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0