OBSH nxjerr paralajmërim kundër “pasaportave të imunitetit” për pacientët e shëruar nga koronavirus

OBSH nxjerr paralajmërim kundër “pasaportave të imunitetit” për pacientët e shëruar nga koronavirus


Aktualisht nuk ka prova që personat e shëruar nga COVID-19 të kenë imunitet nga sëmundja, theksoi të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar kundërpërdorimin e të ashtuquajturave “pasaportat e imunitetit”.

Lexo: Shkencëtarët amerikanë e konfirmojnë: Coronavirusi dobësohet nga moti i ngrohtë

Në disa shtete, e po ashtu edhe disa biznese, po qarkullon ideja e përdorimit të kësaj lloj pasaporte për të lejuar kthimin në punë të punonjësve që e kanë kaluar sëmundjen, me pretendimin se ata janë tashmë të mbrojtur nga një infektim për të dytën herë.

Por, OBSH thotë, se studimet tregojnë se njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë antitrupa, por disa prej tyre kanë “një nivel të ulët të antitrupave neutralizues në gjak”.

“Sipas informacioneve që kemi, nuk ka studime që tregojnë se prezenca e antitrupave SARS CoV-2 sjell imunitet”, thuhej më tej në deklaratë. Ata gjithashtu paralajmëruan se këto pasaporta mund të rrisin rrezikun e transmetimit të sëmundjes.

Deklarata e OBSH vjen pasi autoritet kiliane njoftuan më herët gjatë kësaj jave se po konsideronin të nisnim me përdorimin e “pasaportave të imunitetit” për të nxjerrë qytetarët nga karantina, ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë ajrore u shpreh se këto pasaporta mund të përdoren për të siguruar pasagjerët që udhëtimi me avion është i sigurt

Burimi: Euronews Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0