Rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174. OBSH-ja tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit. Shifrat e fundit flasin për 121 viktima të reja në Kinë, që e çojnë në 1,380 numrin total të të vdekurve.
Lexo: Twitter do të ndryshojë kërkimet për dezinformimin nga koronavirusi
Komisioni i Shëndetit Kombëtar atje tha të premten se numri i të infektuarve aktualisht qëndron në 55,748 persona. Mike Ryan, udhëheqës i programit të urgjencave shëndetësore pranë OBSH-së, tha se nuk ka ndryshime të theksuara në trajektoren e shpërthimit të koronavirusit.
Jashtë Kinës ka pasur dy viktima dhe 447 raste të prekura në 24 vende, konfirmoi ai. Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.
Aktualisht nuk ka vaksinë për të.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.