“Shpresoj që SHBA të kuptojë që ky është një investim i rëndësishëm, jo vetëm për të ndihmuar të tjerët, por edhe për sigurinë e vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që kjo e fundit të jetë e sigurt, investimet në vendet e tjera janë shumë të rëndësishme. Ndaj shpresoj që pezullimi i fondit do të rimerret në konsideratë”, tha ai.
Javën që shkoi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se do të ndalte financimin për OBSH-në, teksa kritikoi mënyrën se si Organizata me seli në Gjenevë menaxhoi Pandeminë e coronavirusit.
Lexoni: Franca, Evropa shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit
Trump akuzoi OBSH-në se promovoi dezinformimin kinez mbi këtë virus, duke thënë se kjo gjë përkeqësoi përhapjen e pandemisë.
Gjatë deklaratës për shtyp, kreu i OBSH-së tha se situata është shqetësuese edhe në vendet ku pandemia COVID-19 është në fazat e saj të para të përhapjes, siç është Afrika dhe Amerika e Jugut.
“Shohim trende të ndryshëm në rajone të ndryshme të botës. Shumica e pandemive në vendet e Europës ka filluar të ulet në numër dhe gjendja po stabilizohet. Edhe pse shifrat janë të ulëta, po shohim një trend në rritje në Afrikë, Amerikë të Jugut dhe në Europën Lindore. Shumica e vendeve janë ende në fazat e para të epidemive dhe disa prej tyre që janë prekur në fillim tani po vërejnë një rritje të re të rasteve të të infektuarve. Mos gaboni, kemi ende rrugë të gjatë para nesh. Ky virus do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë.”
Lexoni: Mjeku shqiptar në SHBA: Shëndeti i njerëzve duhet balancuar me atë të ekonomisë
Gjatë konferencës foli edhe eksperti i emergjencave, doktor Majk Rajan, i cili deklaroi se është e rëndësishme të kuptohej origjina shtazore e coronavirusit, e cila u transmetua tek njeriu duke thyer kufijtë midis specieve, pasi kjo mund të ndodhë sërish në të ardhmen.
OBSH është shprehur e gatshme të punojë ngushtësisht me organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve për të kryer një hetim mbi origjinën shtazore të virusit, teksa i kanë ofruar asistencë edhe qeverisë kineze.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.