Objektet më të mira që nuk mund të përmirësohen më tej - Business Magazine Albania

Objektet më të mira që nuk mund të përmirësohen më tej


Disa gjëra janë të përjetëshme, të dallueshme dhe nuk ka kuptim që të përpiqemi t’i përmirësojmë.

Ne kemi pyetur dizenjues për të marr mendimin e tyre për produkte të krijuara më së miri.

Ne kontaktuam me Aaron Draplin, një dizajner logosh që ka më shumë informacion rreth bloqeve të shënimeve Field Notes dhe logove në përgjithësi, dhe Bill Cowels, dizenjues industrial në kompaninë e software-ëve solidThinking, dhe Dan Formosa, dizajner në OXO, për produktet që janë shumë të dashura si për dizenjuesit ashtu edhe për konsumatorët.

Kapëse letrash – Ky send i vogël mjafton për të kapur mirë një pirg me letra.

Stilolapsat Bic – Ky produkt është i lirë ndërkohë që akoma është i fortë dhe i besueshëm, ka thënë Rohles.

Luga dhe piruni – Këto enë kuzhine kanë qëndruar po njësoj për mijëra vite për një arsye: Ato e bëjnë punën më së miri.

Blloku i shënimeve – “Në një botë plot me të dhëna, klikime, dhe zile kumbuese që munduhet të na mbajnë nën kontrroll, një laps dhe një faqe e bardhë në një bllok shënimesh janë gjithmonë të palimitueshme,” ka thënë Draplin.

Bluza me një xhep – “Ne mbajmë shumë gjëra. Një bluzë me një xhep? Do të ishte perfekte. Ajo është e mirë për të mbajtur para apo kartën e identitetit, ose telefonin që e keni bezdi ta mbani në dorë,” ka thënë Draplin.

Rendeja e djathit – Kjo grirëse djathi ndoshta është dhe objekti më i mirë i kuzhinës.

Makina kapëse – E fortë, e rëndë, dhe me një pamje që nuk del kurrë nga moda. “Është Kadillaku i makinave kapëse,” ka thënë Rohles.

Hapëset e kanaçeve – Kanaçet me hapëset e stakuara u shfaqën në vitin 1980 për të zëvendësuar hapëset që hiqeshin tërësisht nga kanaçja. Sistemi i ri më kompleks ngritës dhe mbështetës është konsideruar një arritje e gjeniut që e dizenjoi.

Shënimet ngjitëse – Krijimi i tyre ishte një aksident, por kombinimi i letrave katrore me ngjitëse janë një produkt i pazëvendësueshëm.

Jeep Wrangler – “Është një automjet i fortë,” ka thënë Rohles, “Kur njerëzit mendojnë për një makinë me të cilën do të ngjisnin terrenet më të vështira, menjëherë mendja iu shkon te Hummer apo Jeep.”

Ngjitësi tubet – “Forma e tij nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë,” ka thënë Rohles. Por duke e parë punën e mirë që bënë, ndoshta nuk është e nevojshme të ndryshohet.

Brisku – Që nga ndryshimi i briqseve të drejtë, mënyra se si ne rruhemi nuk ka ndryshura për dekada, ka thënë Rohles, edhe pse kompanitë i reklamojnë produktet e tyre të reja si inovative.

Elektriku i dorës me magnet – Kurrë nuk ka patur një ndriçues kaq të fortë, ka thënë Rohles. Ky është standarti prej të cilit gjykohen elektrikët e tjerë të dorës.

Pistoleta Colt M1911 – Çdo pistoletë moderne është frymëzuar nga Colt M1911 si nga ana funksionale ashtu dhe nga ajo estetike. Është standarti i artë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0