5 Shembuj të kompanive që bëjnë sukses me transparencë - Business Magazine Albania

5 Shembuj të kompanive që bëjnë sukses me transparencë


Për të qenë në rregull ndaj aksionerëve, punonjësve dhe publikut në përgjithësi, transparenca është një objektiv i ri për shumë biznese. Kur një biznes është i hapur ndaj operacioneve të tij, ai mund të fitojë një nivel besimi që në mënyrë tjetër nuk do ta kishte fituar. Që nga tatimet e deri te pagat e drejtuesve të lartë, nga viti në vit, bizneset presin të shpalosin më shumë informacione.

Për bizneset më të vogla, transparenca mund të jetë një zgjedhje. Zakonisht nga këto lloj biznesesh nuk kërkohet shumë informacion, kështuqë është tërësisht në dorë të drejtuesvve të tyre për t’i bërë publike këto informacione.

Këtu më poshtë janë 5 shembuj të mirënjohur të bizneseve që kanë arritur transparencën në mënyrë të suksesshme.

1. Buffer—Paga transparente
Një mënyrë me anë të së cilës kompania ka demonstruar se është e hapur për transparencë është nëpërmjet bërjes publike të pagave të punonjësve të organizatës. Nëpërmjet një spreadsheet të disponueshmëm publikisht, Buffer zbulon normën e pagës të çdo punonjësi me emër, qё nga bashkëthemeluesi dhe CEO Joel Gascoigne e deri te inxhinierët, e te punonjësit e tjerë.

Përveç postimit të pagave, Buffer gjithashtu zbulon formulën që përdor për nxjerrjen e pagave të punonjësve: “Rroga=Lloji i punës * Vjetërsia * Eksperienca + Vendndodhja (+10,000 $ nëse është zgjedhja e rrogës).” Kjo lloj transparence tregon një nivel drejtësie që redukton stresin mes punonjësve. Kur punonjësit e dinë rolin që luajnë faktorët si vjetërsia dhe eksperienca në përcaktimin e pagës, këta punonjës ka më shumë gjasa që të kuptojnë se kur ka mundësi që një punonjës tjetër të arrijë një pagesë më të lartë se ata.

2. Whole Foods – Transparencë në lidhje me Organizmat e Modifikuar Gjenteikisht (GMO)

Si biznes i cili njihet që ofron ushqime natyrale me çmime më të larta se mesatarja e ushqimoreve të tjera, Whole Foods është përballur me shumë kritika në të shkuarën. Konsumatorët e Whole Foods zgjedhin këtë zinxhir sepse janë të shqetësuar për shëndetin e tyre, të dinë se mund të bëjnë kompromis me ushqimin mund të jetë shqetësuese për ta. Që nga koha kur kompania u përball me një akuzë për produkte jo bio, por të transformuara me anë të inxhinierisë gjenetike (OMGJ), transparenca u bë një prioritet për kompaninë.

Aktualisht Whole Foods po punon për t’u bërë zinxhiri i parë kombëtar i dyqaneve ushqimore në ofrimin e transparencës së plotë në lidhje me projektet e saj OMGJ. Deri në 2018-n ajo ka në plan që të implementojë një proces verifikimi për të treguar se çdo produkt i shitur është tërësisht jo OMGJ (Organizma Gjenetikisht Të Modifikuar) dhe që produket OMGJ nuk do të ekzistojnë. Kompania ka inkurajuar gjithmonë furnitorët e saj që produktet e tyre t’u nënshtrohen një procesi verifikimi gjithashtu. Whole Foods shpreson se duke patur këtë angazhim për transparencën e OMGJ-ve, do të inkurajojë industrinë e prodhuesve dhe të distributorëve që të bëjë të njëjtën gjë.

3. Zappos – Ture dhe rishitës

Transparenca është e përmendur drejtëpërdrejtë në vlerat qëndrore të Familjes Zappos në deklaratë “Ndërtojmë Marrëdhënie të Hapura dhe të Ndershme me Komunikimin.” Si shembull i kësaj vjen një departament i tërë në organizatë i quajtur Zappos Insights, i cili lehtëson turet e selive të Zappos dhe eventet e trainimeve live. Pjesëmarrësit mund edhe të programojnë një seksion Pyetje & Përgjigjie me departamente specifike Brenda Zappos, përfshirë ato të shërbimit ndaj klientit, eksperiencës së konsumatorit dhe marketingut.

Mbase deklarata më e madhe rreth angazhimit të Zappos erdhi në librin e CEO-s Tony Hsieh, Delivering Happiness: A Path to Profits, Passion, and Purpose (Shpërndarja e Lumturisë: Rruga drejt Përfitimeve, Pasionit dhe Qëllimit). Në libër, Hsieh shpjegon vendimet e tij për të hapur aksesesin e informacionit ndaj furnitorëve të kompanisë. Më parë, bizneset këtë pjesë të tyre e kanë mbajtur gjithmonë në ‘errësirë’ duke patur ndjesinë se ata duhet të ruajnë sekretet e tyre. Me idenë e re, Zappos krijoi një ekstranet me anë të cilit u jep shitësve vizibilitet të plotë brenda binzesit të Zappos.

4. SumAll – Transparencë në paga

Si Buffer, SumAll vendosi të bëjë publike informacionet rreth rrogave, një gjë që e bëri që nga fillimet e biznesit. Në një dokument Google (Google doc) që është i hapur ndaj të gjithë punonjësve të kompanisë, kompania ofron informacione rreth rrogave të punonjësve. Dhe si rrjedhojë e kësaj, ajo pretendon se ka një qarkullim të ulët të punonjësve të saj për shkak se kur këta të fundit nuk ndihen të lumtur me pagën e tyre, ata ndihen të lirë për të shfaqur pakënaqësitë e tyre. Për SumAll, transparenca do të thotë që çdo punonjës në kompani të sigurohet se çfarë po ndodh në organizatë gjatë të gjtitë kohës.

5. Patagonia – Transparencë në zinxhirin e furnizimit 

Për kompaninë e veshjeve Patagonia, dhënia e transparencës nëpërmjet zinxhirit të furnizimit do të thotë reduktimi i çdo impakti negativ social dhe ambjental që mund të ketë kompania. Patagonia sillet në mënyrë proaktive duke marrë përgjegjësitë mbi veten për t’u siguruar se asnjë dëm nuk po shkaktohet ndërsa produktet e saj prodhohen. Projekti quhet “Footprint Chronicles” dhe i shfaqet publikut nëpërmjet videove në website-in e kompanisë.

Kur një klient klikon në një artikull të Patagonia-s në website-in e saj, ai konsumator ka akses në serinë e videove të “Footprint Chronicles” që kanë lidhje drejtëpërdrejtë me produktin. Këto video tregojnë çdo hap të zinxhirit furnitor, duke përfshirë çdo fabrikë tekstile dhe fabrika të qepjes në të cilat ka kaluar artikulli gjatë prodhimit.

Kur kompanitë janë të hapura me punonjësit, aksionerët dhe publikun në përgjithësi, ato biznese janë të afta të ndërtojnë besimin ndërsa nxjerrin edhe përfitime. Bizneset e të gjitha përmasave mund të përdorin të njëjtat parime për të përmirësuar proceset e tyre të brendshme, të cilat përmirësojnë moralin e punonjësve dhe kënaqësinë e konsumatorëve.

/Ky artikull u shkrua nga Jonha Richman dhe u publikua në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0